Prej ditës së djeshme zona e Atikës në Greqi është përfshirë nga zjarre të përmasave të mëdha qe kanë shkaktuar dhjetra viktima.
Po çfarë e shkaktoi zjarrin? Kjo është pyetja që po mundon autoritetet greke dhe duktet se dyshimet flasin për një zjarr të qëllimshëm.
Zyrtarët e cituar nga agjencia e lajmeve AFP kanë thënë se flakët e tanishme mund të kenë filluar nga zjarrvënësit që kërkojnë të plaçkisin shtëpitë e braktisura.
Ndërkohë ka dyshime të tjera që sugjerojnë se zjarrëvënia është frymëzuar nga persona që synojnë shfrytëzimin e pronave publike.
Ndërkohë që Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Europës njofton se derimë tani nuk raportohet të ketë asnjë shtetas shqiptar në rradhët e viktimave apo të lënduarve nga zjarri.
‘’Ambasada shqiptare në Athinë shpreh ngushëllimet e saj më të sinqerta për familjet e viktimave të zjarreve në Greqi, dhe shprehim mbështetjen tonë të plotë ndajautoriteteve greke. Theksojmë se Ambasada është vënë menjëherë në kontakt me qytetarë shqiptarë të zonave të prekura, ndërsa i bëjmë thirrje që për çdo nevojë t’i drejtohen Ambasadës në nr. +30 6941658183”, thuhet në njoftim.
(E.K/FAXWEB.AL)