Donald Trump i gatshëm të takojë presidentin Iranian Hasan Rouhani “Kurdo që dëshiron”’
‘Nëse duan të takohen, do të takohemi” u shpreh presidenti duke shtuar se ai është i gatshëm të “takojë çdokënd”
WASHINGTON— Presidenti Trump u shpreh se do të ishte i gatshëm të takohej me presidentin iranian Hasan Rohani pa asnjë konditë.
‘Nëse duan të takohen, do të takohemi” u shpreh presidenti duke shtuar se ai është i gatshëm të “takojë çdokënd”
Liderët e SHBA dhe Iranit kanë shkëmbyer fjalë të ashpra javës që shkoi, duke rritur tonet mes dy vendeve kur z.Rouhani paralajmëroi administratën Trump për politikën e vijës së ashpër që ajo po ndjek ndaj Iranit.
“Amerika duhet të dijë që paqja me Iranin është mëma e paqes, e lufta me të është mëma e gjithë betejave.” U shpreh javën e shkuar z. Rouhani. Komentet ishin më të ashpra se herët e shkuara nga ana e presidentit Iranian, i cili shihet si një figurë e moderuar në politikën iraniane.
—
Këtyre fjalëve z. Trump iu përgjigj me një kërcënim të tijin, duke postuar një mesazh të qartë në Twitter “Presidentit iranian Rouhani.”
Dhe më pas Trump vazhdoi: “Kurrë më mos kërcëno Shtet e Bashkuara të Amerikës ose për ndryshe do të vuash pasojat të cilët shumë pak i kanë pësuar mbi shpinën e tyre përgjatë historisë më parë.”
Zyrtarët iranianë u shprehën pas postimit të Trump se ato do t’i përgjigjeshin çdo sulmi ushtarak të SHBA. Komentet e presidentit Trump u bënë ditën e hënë gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin italian Giuseppe Conte, i cili vizioi Washingtonin për të kryer bisedime private dhe për të zgjeruar më tej marrëdhëniet dypalëshe./Opinion.al