Kërkesa e Izet Haxhisë për rihapjen e dosjes ‘Hajdari’ ku ai është dënuar si bashkëpunëtor me 25 vite burg ndodhet në Gjykatën e Apelit. Pak ditë më parë u hodh shorti që përcaktoi se relator do të jetë gjyqtari Shkëlqim Mustafa. Ndërkohë që ende nuk është caktuar data e zhvillimit të seancës në apel dhe përzgjedhja e dy gjyqtarëve të tjerë
Për këtë situatë, e dashura e ish-bodigardit të Berishës, Franca përmes një statusi në Facebook e zhgënjyer shprehet se Izeti ndodhet ne udhëkryq. Ajo thotë se askush nuk e priste këtë dorëheqje dhe ikje me vrap të cdo gjyqtari nga dosja e tij!
Franca thotë se ‘midis Vettingut, dosjes se vrasjes se shekullit, vapës, Dhërmiut, pushimeve, frikës dhe panikut, sikur duket, të gjithë po fshihen mbrapa plazheve dhe harrojnë që do iki dhe kjo verë…’ Izet Haxhia u ekstradua nga Turqia pak kohë më parë duke kërkuar rihapjen e dosjes Hajdari./lapsi