Përveç dimensionit politik të çështjes, negociatat me Shqipërinë shpesh janë të komplikuara nga balancat e ndjeshme politike në vendin fqinj. Kështu shkruan sot Kathimerini, teksa flet për një ngrirje te përkohshme te negociatave, deri sa te zgjidhet çështja kritike me Maqedoninë.
Atje, Presidenti shqiptar Ilir Meta duket mjaft skeptik rreth miratimit të një marrëveshje që Kryeministri Edi Rama duket të jetë më i gatshëm për të ecur përpara.
Çështja “Camaria”, është komunikuar në mënyrë të përsëritur nga pala greke, se nuk është pjese negociatash. Në këtë kohë, megjithatë, janë ndërmarrë hapa individualë për çështje të politikës së ulët, siç janë heqja e çmimeve konsullore (për shqiptarët) ose njohja e lejeve të drejtimit, ose patentave shqiptare.
Ndërkohe qe çështja e ushtarëve të rënë gjatë luftës greko-italiane në vitet 1940-41 është në proces.
Në përputhje me atë që është deklaruar nga udhëheqja e Ministrisë së Jashtme, është bërë përparim edhe në çështjet që kanë të bëjnë me të drejtat e pakicës etnike greke në Epirin e Veriut.
Çështjet në pritje përfshijnë heqjen e ligjit te luftës, si në anën greke dhe në anën shqiptare, pasi ajo përfshin disa vështirësi ligjore./Lapsi.al