Home KRYESORE Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë, shpreh ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta...

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë, shpreh ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të Z. Luan Hajdaraga

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë mësoi sot lajmin e hidhur dhe shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe të afërmit e tij.

Luan Hajdaraga do të mbahet mend nga miqtë e tij të shumtë diplomatë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, ku ai shërbeu për 4 vite si Zv.Ministër dhe Ministër i Jashtëm në detyrë, për përgjegjshmërinë e lartë ndaj detyrës, për mbështetjen që i jepte dhe vlerësimin që shprehte për punën e palodhur të të gjithë trupës diplomatike Shqiptare, si dhe për kontributin tij të çmuar në avancimin e Shqipërisë në proceset e integrimit Euro-Atlantik.

Diplomatët Shqiptarë, në detyrë dhe jashtë MEPJ-së, humbën një mik të mirë.

Share: