Home KRYESORE Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë, vizitë në Departamentin Amerikan të Shtetit në Washington

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë, vizitë në Departamentin Amerikan të Shtetit në Washington

Takimin e fundit prezantues në Washington, përfaqësia e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë e pati në Departamentin Amerikan të Shtetit me Znj. Susan K. Falatko,  Drejtoreshë e zyrës për Çështjet e Evropës Qendrore dhe Jugore.

Zonja Falatko u njoh me qëllimin dhe objektivat e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, me rolin e tij specifik, si pjesë e rëndësishme e diplomacisë shqiptare.

Qëllimi kryesor i Këshillit është të ndikojë në mënyrën më të mirë dhe të balancuar në politikën e jashtme të Shqipërisë, në permbushje të objektivave të saj strategjike, si dhe të ofrojë pervojën e madhe që kanë anëtarët e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë për këtë qëllim.

Diplomatja e lartë amerikane u interesua  për  opinionin e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë lidhur me zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe posaçërisht mbi ecurinë e reformës në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit.

Ambasadori Mustafaj përfitoi nga rasti për t’i shprehur zyrtares se lartë të Departamentit të Shtetit vlerësimin se, prania amerikane në Shqipëri dhe në rajon ka një rëndësi jetike për paqen dhe demokracinë.

Ai shprehu mendimin se kjo mbështetje merr prioritet në Kosovë edhe në funksion të krijimit të ushtrisë sipas frymës dhe standarteve të NATO-s.

Duke shprehur kënaqësine për takimin, Znj. Falatko siguroi se qëndrimi dhe mbeshtetja e palëkundur e SHBA për Shqipërinë nuk do të ndryshojë.

Share: