Home KRYESORE Kryeministri i Malit të Zi u përgjigjet serbëve për Kosovën:

Kryeministri i Malit të Zi u përgjigjet serbëve për Kosovën:

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq e ka quajtur të papranueshme dhe të turpshme deklaratën e patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe Irinej për pozitën e serbëve në vendin e tij.

Markoviq e ka porositur të parin e Kishës serbe se Mali i Zi nuk do ta rishikojë vendimin e vet për anëtarësim në NATO.

“Mali i Zi nuk do të tërheqë vendimin për njohjen e shteteve”, ka thënë Markoviq duke aluduar në përpjekjet e serbëve të Malit të Zi që ky vend ta tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Kisha Ortodokse serbe, por e dhe politika zyrtare serbe, e akuzojnë për tradhti Podgoricën pasi ajo e njohu pavarësinë e Kosovës në vitin 2010.,

KOS akuzon autoritetet malazeze për gjoja diskriminimin e që u bëhet serbëve në Malin e Zi.

Share: