Home KRYESORE Kush ishte vajza franceze që shoqërohej me Maks Velon në diktaturë?

Kush ishte vajza franceze që shoqërohej me Maks Velon në diktaturë?

Piktori dhe arkitekti Maks Velo ka rrëfyer të hënën në emisionin ‘Opinion’, historinë e ndalur me francezen Odile Daniel.

Velo tregon se Daniel e njohu në biblotekë edhe pse biseda me persona të kombësive të huaj në atë kohë ishte e ndaluar.

Në lidhje me njohjen me të, në mënyrë më të veçantë, rrëfeu se vajzën franceze e kishte parë dy-tri herë në biblotekë, deri sa i ishte  afruar për t’i folur.

Ai tha se ajo kishte studiuar gjuhën shqipe në një universitet të Parisit dhe si studente e dalluar e kishin dërguar për punë kërkimore në Tiranë.

Share: