Home KRYESORE Manjani: Tellallët që sulmojnë aktorët duhet të kenë turp që mbrojnë prishësit...

Manjani: Tellallët që sulmojnë aktorët duhet të kenë turp që mbrojnë prishësit e Teatrit

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i është rikthyer çështjes së Teatrit Kombëtar, duke u fokusuar tek protesta e artistëve që kërkojnë mos shembjen e godinës ekzistuese të tij.

Përmes një komenti në rrjetet sociale, Manjani teksa i referohet disa shkrimeve kundër regjisorëve shprehet se pavarësisht të zezave që ata mund të kenë, ata mbeten më shumë qytetarë se sa prishësit e Teatrit.

“Me gjithë “të zezat” që paskan regjisorët Budina e Çipi, apo edhe aktorë si psh Kabashi, ata janë shumë më qytetarë sesa prishësit e Teatrit Kombëtar!

Tellallët mediatikë që bëjnë propagandën e qeverisë moniste, e cila i ka hypë buldozerit për të shkatërruar, duhet thjesht të kenë TURP!!

Turp dhe faqe të zezë!

Nuk dinë më se ç’thonë e ç’shkruajnë! U ka marrë fytyra ngjyrë Eurosh…”– shprehet Manjani.

Share: