Home KRYESORE Mirela Bogdani kalon FRD në opozitë? “Nuk mund të pranoj tjetërsimin e...

Mirela Bogdani kalon FRD në opozitë? “Nuk mund të pranoj tjetërsimin e qytetit…”

Erion Veliaj dhe PS ka humbur sot një këshilltare në këshillin bashkiak të Tiranës. Mirela Bogdani ka vendosur të largohet nga grupi i shumicës në bashki, për të vepruar për pjesën e mbetur të mandatit si këshilltare e pavarur në opozitë.

Gjatë daljes për media, Bogdani renditi disa arsye që e kanë shtyrë të marrë këtë vendim, duke filluar që nga mosfunksionimi siç duhet i këshillimit bashkiak, shmangia e tij dhe deri te tjetërsimi arbitrar i pronave publike në Tiranë.

Çështja e godinës së Teatrit Kombëtar, tha Bogdani, ishte akti i fundit i ndërmarrë nga kryebashkiaku Veliaj që e detyroi të marrë këtë vendim.

Me largimin e Mirela Bogadnit, situatë në këshillin bashkiak për Veliajn bëhet edhe më e vështirë për faktin se kryebashkiaku është larg garantimit të shumicës së votave si deri tani. Nderkohe pritet edhe qendrimi zyrtar i FRD ne lidhje me kete veprim te keshilltares se saj.

Share: