Home KRYESORE Prezantohet studimi: “Gratë, paraja dhe politika”

Prezantohet studimi: “Gratë, paraja dhe politika”

Aksesi i grave kandidate në financat e partive në Zgjedhjet Parlamentare 2017 në Shqipëri

12 Korrik 2018 – Rrjeti i Grave “Barazi në Vendimmarrje” me mbështetjen e Agjencisë se Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe Institutit Demokratik Amerikan në Shqipëri (NDI) organizoi sot një tryezë për lançimin e studimit: “Gratë, Paratë dhe Politika – Aksesi i grave kandidate në financat politike gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 në Shqipëri”.

Ky studim është ndërmarrë me qëllimin për të matur perceptimet, për të identifikuar sfidat dhe për të shqyrtuar mjetet juridike të mundshme për kuptueshmërinë e aksesit të grave kandidate në financat politike, burimet partiake, dhe se si përputhet kjo me zgjedhshmërinë e tyre si kandidate. Studimi bazohet mbi përvojat e grave kandidate që garuan në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 në të 12 qarqet e Shqipërisë (nga katër partitë politike që mbanin më shumë vende në Parlamentin shqiptar gjatë mandatit 2013-2017: Partia Socialiste e Shqipërisë, Partia Demokratike e Shqipërisë, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet).

Image may contain: 2 people, people sitting, table and indoor

Gjetjet e këtij studimi tregojnë se gratë kandidate përballen me pengesa të shumta gjatë fushates zgjedhore të cilat pengojnë dhe/ose kufizojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë aftësinë e tyre për të kandiduar dhe fituar zgjedhje, por është gjithashtu mungesa e transparencës në vetë procesin që dyfishon diskriminim ndaj tyre.  Studimi gjithashtu tregon se gratë e mendojnë dy herë para se të garojnë përsëri në të ardhmen për shkak të kushtueshmërisë së kandidaturës, e kombinuar me mungesën e transparencës në procesin e shperndarjes se burimeve financiare.

Image may contain: 5 people, people sitting, table and indoor

Studimi u sugjeron partive krijimin e një fondi të brendshëm të partisë ose alokimin e një përqindje të fondeve publike të fituara nga partia për t’u mundësuar grave kandidate të marrin pjesë plotësisht, si dhe përmiresimin e mekanizmave të përzgjedhjes së grave candidate Për ekzekutivin sugjerohet miratimi i masave për të mbështetur pjesëmarrjen efektive të grave në fushatat zgjedhore, përmiresimin e mekanizmave të përzgjedhjes së grave kandidate, mbeshtetje per partite politike që kanë përfaqësim  më te vogël në pjesëmarrjen e grave.  Ndryshimi i ligji të partive politike lidhur me regjistrimin e një partie politike.  Për median akses të barabartë duke siguruar një raportim të ndjeshëm gjinor dhe përfaqësim të barabartë.  Ndërsa për KQZ-në, konsiderimin e rregulloreve më të forta të financimit të fushatës si pjesë e procesit të reformës zgjedhore.  Gjatë këtij takimi panelistët dhe pjesëmarrësit diskutuan mbi gjetjet e studimit dhe hapa për t’u ndërmarrë në vijim.  Në fjalën e saj drejtoresha e USAID për Shqipërinë Dr. Catherine Johnson theksoi nevojën për më shumë nisma për të garantuar akses të barabartë të grave dhe vajzave në vendimmarrje.

Image may contain: 2 people, people smiling, people sitting, table and indoor

Ndërkohë Znj.Edlira Çepani, Koordinatore Kombëtare e Rrjetit të Grave Barazi në Vendimarrje përmendi nevojën e theksuar për angazhim serioz të të gjithë aktorëve për të garantuar shanse të barabarta për pjesëmarrje në politikë përtej gjinisë.

Image may contain: 6 people, people smiling, people sitting

Gjatë fjalës së saj Çepani theksoi se mbështetja nuk duhet të mbetet tek kandidimi dhe përmnëdi disa nga hapat e ndërmarra aktualisht nga Rrjeti Barazi në Vendimmarrje për mbështetjen e grave dhe vajzave këshilltare bashkiake në Shqipëri, si edhe grave në vendimmarrje.

Image may contain: 5 people, people sitting, table and indoor

Znj. Ana Kovacevic, Drejtore e NDI Albania ndau këndvështrimin dhe punën e NDI për të fuqizuar mekanizmat për transparencën e financave të partive politike, si dhe ndau eksperienca dhe praktika të vlefshme nga vende të huaja për përmirësimin e aksesit të gravë në financat e partive politike që kanë qënë të suksesshme dhe qe mund të përdoren edhe në Shqipëri.

Image may contain: 3 people, people sitting

Znj.Monika Kryemadhi theksoi vështirësinë e madhe të grave dhe të vajzave shqiptare për të marrë pjesë dhe për të qënë aktive në politikë dhe rëndësinë e mbështetjes së tyre më nisma konkrete si nga ana e institucioneve, ashtu edhe nga ana e partive politike, por edhe gna shoqëria civile.

Image may contain: 3 people, people sitting

Znj. Eglantina Gjermeni, Kryetare e NënKomisionit për Barazinë Gjinore pranë Kuvendit të Shqipërisë, foli në lidhje me rëndësinë e punës studimore në këtë fushë si krijim i një bazë të rëndësishme të njohjes së problematikave për të rekomanduar hapa konkretë për mbështetjen e grave dhe të vajzave në politikë.

Image may contain: 6 people, people sitting, table and indoor

Znj. Lefterie Luzi, eksperte e proceseve zgjedhore, dha disa rekomandime teknike në lidhje me hapat kryesore nga institucionet dhe vendosi theksin mbi rishikimin e disa ligjeve kryesore në këtë kuadër, ndër të cilat më i rëndësishmi ligji mbi partitë politike. Gjetjet e këtij studimi zbulojnë shumë mundësi për palët e interesuara për të ndihmuar në përmirësimin e aksesit të grave në kandidim, fushatë dhe zgjedhje me qëllim harmonizimin e angazhimeve ndërvepruese për barazinë gjinore.

Share: