Home KRYESORE Rama dhe Tsipras takohen të martën në Londër

Rama dhe Tsipras takohen të martën në Londër

Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij grek Aleksis Tsipras, do të takohen të martën në një bisedë kokë më kokë, në një kohë kur pritet që Tirana dhe Athina të finalizojnë një marrëveshje për çështje të mbajtura pezull prej vitesh.

Dy kryeministrat do të takohen gjatë takimit që mbahet në Londër në kuadër të procesit të Berlinit, sipas burimeve të Tv Klan.

Edhe më herët është raportuar nga mediat greke se dy kryeministrat do të takoheshin brenda 10-ditëshit të parë të korrikut.

Një ditë më parë, gazeta greke “Kathimerini” shkruante se nënshkrimi i marrëveshjes për kufirin detar mund të shtyhet për shkak të presionit të opozitës greke pas arritjes së marrëveshjes me Shkupin për çështjen e emrit të Maqedonisë.

Share: