Aktori i humorit Julian Deda ka reaguar në një shenim në rrjetet sociale pas bërjes publike të një peticioni firmosur nga aktorë dhe ku i kërkohet Presidentit të Republikës që të dekretojë ligjin për Teatrin.
“Të dashur kolegë, po ju drejtohem ju që ju njoh dhe që ju njeh çdo shqiptar, me anonimet e listes nuk kam punë edhe pse ishin shumicë në atë listë, mos e leshoni veten keshtu”. Askush nuk është kundër ndërtimit të një salle të re teatri, por të gjithë jemi kundër prishjes së godinës egzistuese, siç ishit edhe ju në fillim, s’ka ndryshuar gjë”, shkruan aktori në faqen e tij në facebook.
Ja shenimi i tij i plotë:
Me keqardhje konstatoj se artistet e nderuar dhe disa te tjere qe jane futur ne ate liste sa per ta plotesuar ate, te cilet nje Zot e di kush jane se nuk ja kemi degjuar emrin ndonje here ne jete, qe kane firmosur nje peticion ku i kerkohet Presidentit te Republikes te lejoje ndertimin e teatrit te ri, perseri jane keqperdorur ne menyren me fyese per ta. Me vjen keq qe i perdorin si alibi per te pavertetat e tyre.
Te dashur koleg, po ju drejtohem ju qe ju njoh dhe qe ju njeh çdo shqiptar, me anonimet e listes nuk kam pune edhe pse ishin shumice ne ate liste, mos e leshoni veten keshtu.
Askush nuk eshte kunder ndertimit te nje salle te re teatri, por te gjithe jemi kunder prishjes se godines egzistuese, siç ishit edhe ju ne fillim, s’ka ndryshuar gje.
Une e kuptoj se kjo eshte nje loje fjalesh e stisur nga lubite qe duan ta kafshojne ate toke, prandaj ju kerkoj te mos beheni pjese e tepsise mashtruese dhe propgandes se ndyre te perdorur prej pushtetit.
Edhe diçka te fundit, edhe nje here si gjithmone firma juaj do shkoje dem, sepse Presidenti nuk do ta dekretoje ate ligj dhe atehere do ta ndjeni tamam shfryezimin e emrave tuaj te nderuar per dy gjera, per lojra fjalesh dhe per miliona euro qe i fitojne ata dhe jo ju.
P.s. Mos e leshoni firmen vend e pa vend.