Dhjetë të vdekur dhe 40 të plagosur janë bilanci i tërmetit të magnitudës 6.4 që ka bërë që ishulli i Lombok të dridhet në Indonezi, jo larg Balit. Kjo u njoftua nga instituti gjeologjik amerikan Usgs. Tronditja ndodhi në ora 5:47 lokale (00:47 me orën tonë) me epiqendër në Lelongken dhe hipocenter vetëm 7.5 km thellë, raporton La Stampa.it.
Lombok në juglindje të Indonezisë është një destinacion popullor turistik dhe ndodhet rreth 100 km në lindje të ishullit të Balit. Agjencia e Gjeofizikës dhe Meteorologjisë në Indonezi deklaroi se të paktën 11 tronditje u regjistruan pas tërmetit të magnitudës 6.4.
“Deri më tani nuk kemi marrë asnjë raport në dëme,” tha zëdhënësi i agjencisë Hary Tirto Djatmiko në një deklaratë. Asnjë alarm tsunami nuk u lëshua, shtoi ai.
Indonezia, një arkipelag me mijëra ishuj, gjendet në të ashtuquajturën Unazë Paqësore e Zjarrit, një pikë e nxehtë e aktivitetit sizmik./përktheu 360grade.al
Foto Galeri
360grade.al