Gjykata e Krimeve të Rënda rikonfirmon masën e sigurisë “arrest me burg” për 4 të arrestuarit e Toyota Yaris me 3.4 milionë euro në Portin e Durrësit.
Katër të akuzuarit janë Edi Lika, administrator i kompanisë që solli makinat nga Belgjika në Shqipëri. Djali i tij Klevis Lika, shoferi i trailerit Agim Çeka dhe Alban Mollaymeri, pronar servisi. Seanca për rikonfirmimin e masës së sigurisë u mbajt me dyer të mbyllura me kerkese të prokurorise.
Pas vendimit për lënien në burg të 4 të arrestuarve avokati Saimir Visha u shpreh se prokuroria është konfuze, dhe nuk sqaron plotësisht vepren penale qe rendon mbi te dyshuarit.
Më 24 Qershor plot 3.4 milionë euro u kapën në dy mjete “Toyota” në portin e Durrësit. Dyshohet se këto para burojnë nga trafikimi i lëndëve narkotike, ndërsa përveç 4 të arrestuarve, janë shpallur në kërkim kushërinjte Vladi, pasi dyshohen si porosites te Toyotave me 3.4 mln euro.
Video: Deklarata e avokatit ne perfundim te seances tek Krimet e Renda