Home KRYESORE Trafikantët lundronin si turistë, ja si u pikas skafi me 1 ton...

Trafikantët lundronin si turistë, ja si u pikas skafi me 1 ton drogë nga policia italiane

Kanë dalë detaje të reja nga operacioni antidrogë i policisë italianë ku ka sekuestruar nje sasi prej 1 ton marijuane dhe ka venë në pranga tre skafistët, dy prej të cileve shqiptare nga Vlora.

Mediat italiane bëjnë me dije se operacioni antidrogë është zhvilluar dhe në bashkëpunim me policinë shqiptare.

Skafi u kap nga mjetet ajrore në brigjet e Santa Maria di Leuca. Trafikantët po udhëtonin në mes të ditës të maskuar si turistë. Ndërkohë që skafi u pikas në një zonë luksoze turistike.

Policia italiane ka vënë në pranga dy shtetas shqiptarë A.M 34 vjec , E.A 30 vjeç , të dy nga Vlora si dhe shtetasi italian M.G 65 vjeç nga qyteti i Spezzias.

Siç bëjnë të ditur mediat italiane, këtë herë është tentuar që kanabisi të futet në Itali në mes të ditës, duke dashur që gomonia të përzihej me mjetet e tjera lundruese.

Pas disa minutash ndjekjeje mjeti lundruesh është ndaluar me 3 skafistët në bord.

Sipas policise, gjithe sasia e doges ishte e paketuar dhe maskuar në pjesën fundore të skafit, i cili shtoi shpejtesine në momentin që u pikas nga forcat policore.

Në brendësi të kabinës së motoskafit janë gjetur 49 koli me rreth 1 ton marijuana.

Droga e sekuestruar sipas financës italiane do të kapte në treg një vlerë prej 10 milionë euro./opinion.al

Share: