Nëse samiti i NATO-s ishte i vështirë për dhjetra udhëheqës që merrnin pjesë, ai duket se ka qenë edhe më i vështirë për Presidentin e Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker.
Udhëheqësi i BE-së u pa të pengohej dhe të humbiste ekuilibrin e tij disa herë përpara një darke gala të mërkurën.
Zyra e zotit Juncker nuk pranoi të komentojë, duke përmendur shqetësimet e privatësisë.
Pavarësisht kësaj ky detaj është komentuar në shumë media ndërkombëtare, të cilat kanë qëndrime të ndyshme.
Sipas një artikulli të “The Sun” , më maj të vitit 2017, Z. Juncker u përball me situatë të vështira pasi u deklarua se ishte i dehur gjatë samitit të paqes të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë , Zvicër.
Burime diplomatike kanë thënë për “The Sun” në kohën kur shefi i Komisionit të BE ishte “dukshëm” i dehur.
Më tej shkruhet se pas këtij qëndrimi ndihmësit e BE-së thanë se 63-vjeçari po vuante nga nervi shiatik – një gjendje e dhimbshme që mund të ndikojë në lëvizjen dhe ekuilibrin e dikujt.
Z. Juncker ka shpjeguar se ndonjëherë është i pasigurt në këmbët e tij për shkak të problemeve të këmbës të shkaktuara nga një aksident serioz me makinë në vitin 1989.
360grade.al