Home KRYESORE Zemërimi i natyrës/ Pas zjarreve vdekjeprurëse, Greqia tronditet nga tërmete të fuqishme

Zemërimi i natyrës/ Pas zjarreve vdekjeprurëse, Greqia tronditet nga tërmete të fuqishme

Duket se natyra nuk po e ndal dorën në Greqi. Pas zjarreve të fuqishme që goditën vendin ku humbën jetën 80 persona, një tërmet i fuqishëm ka goditur vendin ditën e sotme në orën 11.18.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në ishullin Samos me magnitudë 4.3 ballë, në plazhin Marathokampos me thellësinë 10 kilometra.

Vetëm gjatë ditës së sotme në këtë grup prej 15 ishujsh të mëdhenj dhe 150 të vegjël afër Turqisë, janë ndjerë 7 lëkundje tërmetesh, më e forta e të cilëve është shënuar në orën 11:17 me magnitudë 4.5.

Epiqendra e tërmetit mësohet se ishte në det të hapur, në një thellësi prej 6.8 kilometrash.

Media turke raportoi se lëkundjet janë ndjerë edhe në qytetet turke të Izmirit, Aydinit dhe zonat përrreth. Deri më tani fatmirësisht nuk ka raportime për dëme në njerëz

Share: