Home KRYESORE Zjarri i tmerrit në Greqi, habit prifti grek: Kryeministri ka ngjallur zemërimin...

Zjarri i tmerrit në Greqi, habit prifti grek: Kryeministri ka ngjallur zemërimin e Zotit

Ndërkohë që Greqia po kalon ditët e saj më të vëshira për shkak të zjarrit që ka përpirë Athinën i cili shënoi 80 viktima e qindra të plagosur, ka reaguar kreu i Kishës Metropolitane të Aegialia.

Prifti Amvrosiou ka habitur me deklaratën e tij ne bloëgun personal ku shkruan se zjarri erdhi si pasojë e zemërimit të Zotit ndaj kryeministrit Aleksis Tsipras dhe stafit të tij ateist.

“Kryeministri dhe i gjithë stafi i tij ateist, ka ngjallur zemërimin e Zotit. Për shkakun tuaj Greqia po shkatërrohet”- ka shkruar Prifti grek duke e quajtur Tsipras një hipokrit.

Por në një reagim të Kryepeshkopatës së Athinës thuhet se prifti ka shprehur qëndrimin e tij personal dhe jo të Kishës.

Ndërkohë ende nuk ka një version zyrtar për shkaqet e zjarrit në periferi të Athinës.

Share: