Home KRYESORE Zjarri në Athinë: 60 të vdekur, madje edhe fëmijë. “Zjarri na ndoqi...

Zjarri në Athinë: 60 të vdekur, madje edhe fëmijë. “Zjarri na ndoqi deri në det”

ATHINË (GREQI) – Të paktën 60 të vdekur, mbi 550 të plagosur, mijëra njerëz të detyruar të iknin: është bilanci prej 24 orësh i flakëve në dy pyje të mëdha që rrethojnë Athinën dhe qindra zjarrfikës nuk mund ta zbusin, gjithashtu për shkak të erës së fortë. Kryeministri Tsipras deklaroi tri ditë zie kombëtare, një gjendje emergjente dhe kërkoi ndihmë nga Bashkimi Evropian. Kryebashkiaku i Rafinës, Evangelos Bournous, njoftoi se numri i viktimave (36 prej të cilëve u gjetën sot dhe 24 dje) pritet të rritet më tej, raporton La Repubblica.it.

Shumica e viktimave u gjetën të pajetë në shtëpi ose në makinë, në resortin detar të Matit, një vendpushim turistik bregdetar në rajonin e Rafinës, rreth 40 km në verilindje të Athinës. Në të njëjtin vend, në kopshtin e një vile u gjetën 26 trupa të djegura. Viktima të tjerë u gjetën të përqafuar njëra-tjetrën në plazhin e Argyrit, gjithashtu në Mati: kufomat, ndër të cilat ata të fëmijëve, ishin rreth tridhjetë metra larg detit, afër një restoranti shumë të njohur. Në të njëjtin vend, u gjetën dhjetëra makina të karbonizuara. Janë të paktën 556 persona të plagosur nga zjarri në Greqi, të paktën 16 fëmijë në gjendje të rëndë, raportoi Kryqi i Kuq.

Mijëra, me trupa të zez prej blozës, derdheshin në plazhe ose u ngjitën në anijet për t’i shpëtuar flakëve. Anije ushtarake janë vendosur përgjatë brigjeve të zonave të goditura nga zjarret, për të evakuuar nga deti, njerëzit e bllokuar nga zjarri. Pesë vetë, të cilët ishin hedhur në det për t’i shpëtuar zjarreve që i kishin rrethuar ata afër Rafinës, në veri të Athinës, u shpëtuan nga një traget.

“Për fat të mirë është deti, kemi ikur nga deti, sepse flakët po na ndiqnin në ujë”. Një dëshmitar tha këtë, Kostas Laganos, i cili u arratis nga flakë në Greqi, cituar nga BBC në internet. Zjarri “na dogji kurrzin dhe u zhytëm në ujë, thashë ‘Perëndia im, duhet të vrapojmë për të shpëtuar’”.

Një zjarr i dytë po shkatërron pyjet me pisha në një zonë 50 kilometra në perëndim të Athinës. Tymi i dendur, i cili arriti në kryeqytet, detyroi mbylljen e autostradës kryesore që lidh me Peloponezin.

Për momentin, njoftojnë zjarrfikësit, ka ende tre zjarre në zhvillim në rajonin e Attikës, por zjarre të tjera gjithashtu kërcënojnë zona të tjera të vendit, veçanërisht në Korint, në Peloponez dhe në ishullin e Kretës. Era e bën të  vështirë për zjarrfikësit të punojnë. Zëdhënësi i qeverisë, Dimitris Tzanakopulos, njoftoi sot ardhjen e Canadaair, nga Spanja dhe vullnetarët nga Qiproja.

Shkaqet e zjarrit ende janë të panjohura, por qeveria greke dyshon se ato janë me natyrë keqdashëse. “Asgjë nuk do të mbetet pa përgjigje,” tha Kryeministri grek Alexis Tsipras. Flakët shpërthyen në vende të ndryshme dhe në largësi mes tyre, edhe pse i njëjti Tsipras, në mëngjes, kishte folur për “zjarre asimetrike.” Disa media greke gjithashtu spekulojnë se zjarrvënës kanë ndërmarrë veprime për të plaçkitur shtëpitë e braktisura nga turistët, ose për qëllime spekullative ndërtimore.

Preçedenti në Olimpia. Greqia ka përjetuar historinë më tragjike të zjarreve shkatërruese njëmbëdhjetë vjet më parë, në vitin 2007, një seri e zjarreve shpërtheu në javën e fundit të gushtit dhe I kushtoi jetën e 67 njerëzve. Flakët prekën kryesisht Peloponezin perëndimor dhe jugor dhe Euboean jugore. Zjarri gjithashtu kërcënoi shkatërrimin e qytetit të lashtë të Olimpias, të evakuuar më 26 gusht. Në më shumë se 3 mijë zjarreve pyjore, zjarrvënie dhe të favorizuar nga temperaturat e larta të asaj vere mbi 40 gradë, dhe thatësirës, u bënë shkrumb 2,700 metra (370,000 akër) pyje, ullishte dhe vreshta. Mbi 2,100 ndërtesa u shkatërruan nga flakët./përktheu 360grade.al

Foto galeri:


360grade.al

Share: