Gjyqtari Dritan Hallunaj, e ka mësuar në rrugë e sipër lajmin tronditës për humbjen e jetës së bashkëshortes së tij.
Ai ka qenë në Shkodër bashkë me vajzën 11 vjeçare, duke e dërguar te prindërit, kur është njoftuar nga kolegët për aktin e vetëvrasjes që kishte kryer bashkëshortja.
Çka lë dyshime se të afërmit ishin në dijeni për gjendjen jo të mirë shëndetësore të njeriut të tyre, ose viktima ka shfrytëzuar mungesën e njerëzve të afërt në familje për të kryer aktin.
Enkelejda Halluni do të përcillet ditën e nesërme për në banesën e fundit, ndërkohë që mbeten ende për tu qartësuar rrethanat e plota të ngjarjes tronditëse.
Vetëm ditën e djeshme gjyqtari Hallunaj u konfirmua në detyrë nga komisioni i Vettingut.