Home KRYESORE Basha, Ramës: Përgjegjësi direkte nëse gazetareve u preket një fije floku!

Basha, Ramës: Përgjegjësi direkte nëse gazetareve u preket një fije floku!

Lideri demokrat ka reaguar i revoltuar për sulmin me armë ndaj Klodiana Lalës. Gazetarja e kronikës në Neës 24 tha edhe vetë se sulmi mund të ketë ardhur për shkak t profesionit të saj, pasi nuk ka asnjë konflikt personal.

Lulzim Basha në konference të drejpërdrejtë për mediat dha mbështetjen e plotë për gazetaren dhe i kërkoi qeverisë dhe policisë të zbardhe në mënyrë urgjente ngjarjen.

“Rama të lërë lotët e krokodilit. Të gjeje autorët e sulmit ndaj gazetares”, tha Basha.

“Shpreh mbështetjen time dhe të PD për Klodi Lalën dhe familjarët e saj. Për çdo gazetar të papërkulur ndaj krimit. Kemi vetëm një rrugë për të fituar betejën duhet të luftojmë të përballemi. Kur media hesht krimi trimfon”.

Share: