Home KRYESORE Basha: Sulmi ndaj gazetares pas përgjimeve të deputetit Çyrbja me bandën e...

Basha: Sulmi ndaj gazetares pas përgjimeve të deputetit Çyrbja me bandën e Shullazit

Lideri i opozitës, Lulzim Basha ka denoncuar sot publikisht se sulmi ndaj gazetares Klodiana Lala ndodhi pikërisht në kohët kur gazetarja publikoi përgjimet e deputetit të PS, Çyrbja me bandën e Emiljano Shullazit.

Në një bashkëbisedim me gazetarët, në transmetim të drejpërdrejtë Lulzim Basha i bëri thirrje prokurorisë dhe policisë të veprojnë.

“Dje, u sulmua me automatik shtëpia e gazetares Klodiana Lala. Një sulm i tillë bëhet vetëm kur krimi ka mbështetje politike. I turpshëm dhe i neveritshëm është reagimi i prokurorisë, që duhet të nisë veprimet menjëherë për një hetim gjithëpërfshirës. Tallje është Tëitter-i i Edi Ramës. Gazetarja kishte denoncuar aferën “Çyrbja”. Përgjimet tregojnë se si deputeti socialist komunikon në telefon me një anëtar të bandës së Emiliano Shullazit, duke iu referuar bandës me “ne”. Sot e kësaj dite nuk ka reaguar prokuroria”, u shpreh kreu i PD-së.

“Vendi është në krizë të trefishtë: krizë e sigurisë, kushtetuese dhe ekonomike. Kjo verë nuk ka qenë e nxehtë vetëm për shkak të motit, por edhe në kuptimin e vazhdimit të skandaleve që konfirmojnë krizën e trefishtë. Kryeministri qytetarëve u ka ndërtuar një faqe interneti, ndërsa kohën e kalon me kriminelët. Me ta ka akses të drejtpërdrejtë. Ulet gju më gju me ta dhe me ministrin e Brendshëm. Skandalet që plasin njëri pas tjetrit bëjnë që të harrohet skandali i mëparshëm. Prioriteti i PD-së mbetet shkëputja e lidhjeve të krimit me qeverinë. Asgjë nuk ka për të ndryshuar për mirë në këtë vend sa kohë që vendi bashkëqeveriset me krimin”, shtoi Basha.

Share: