Angela Martini na surprizoi të gjithë me martesën e saj të papritur me Dragos Savulescu-n në Las Vegas. Një dasmën e çmendur si vet jeta e tyre që po i shoqëron pas martesës së bujshme.
Që pas martesës së saj Angela ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale ku na njeh vazhdimisht me jetën e saj të shtrenjtë, me pushimet luksoze dhe me dhuratat super të shtrenjta që i bën bashkëshorti i saj.
Jeta e saj e shtrenjtë iu ka rënë në sy fansave të saj të shumtë, të cilët në një bashkëbisedim me të në Instagram ia kanë vënë në dukje këtë gjë. Njëri prej fansave e ka pyetur modelen se përse bën si bose me lekët e burrit, por përgjigja e saj i ka lënë të gjithë pa fjalë.
“Sepse janë edhe lekët e mija”, i është përgjigjur Angela duke e shoqëruar postimin me një emoji të një fytyre me syze.
360grade.al