Home KRYESORE “Deklaratat e Thaçit për shkëmbim territoresh, të papërgjegjshme”

“Deklaratat e Thaçit për shkëmbim territoresh, të papërgjegjshme”

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosjes, pedagogu Elvis Hoxha ka thënë për Ora News se deklaratat e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për shkëmbim territoresh shkaktojnë konfuzion.

Sipas tij, deklaratat po vijnë në kohën kur Kosova po hyn në negociata të dhimbshme. Hoxha e shikon Thaçin si një president të korruptuar, që vepron në liri totale, por jo për interesat e vendit të tij.

“Thaçi po na njofton se po i afrohemi negociatave të dhimbshme për Kosovën. Dhimbja ka filluar herët. Ky që sot na prezantohet si Presidenti i Kosovës, lëshon deklarata ditë për ditë, ndaj të cilave asnjë mendje e pjekur nuk mund të ketë qëndrim. Kosova është sot shtet i bllokuar plotësisht sepse ka një strukturë të habitshme.

Ka një president që vepron në liri totale, ku përtej kufijve takon Vuçiç, Mogherinin, Putinin dhe nuk di askush asgjë. Po ta llogarisim këtë gjendje që shkojmë në negociata, një president plotësisht i korruptuar prej kohësh. Dhimbja më e madhe e Kosovës, nuk është negociata që bën Thaçi, është Thaçi vetë. Ky është tmerri më i madh që ka kapur Kosovën. Thaçi ka disa valvula. Krijon një ministri të dobët të Haradinajt. Si mbahet kjo qeveri? Me listën serbe. Gjithë struktura politike e Kosovës sot nuk ka lidhje me shqiptarët e Kosovës. Gjithçka luhet për 5% serbë dhe mbi interesat e Beogradit. Kemi sot në drejtimin e Kosovës të gjitha strukturat më të papërgjegjshme.”

Hoxha është shprehur se Thaçi ka dalë dhe ka bërë deklarata inkoherente, si dhe ka treguar se është i papërgjegjshëm.

“Thotë do marr Preshevën dhe Medvegjën. Ka humbur çdo negociatë dhe do t’i japin Preshevën dhe Medvegjën. Krijon një mjegull dhe thotë se ne do t’i shkëmbejmë. Nuk e ka thjesht tek shkëmbimi. Ai e ka tek Zajednica. Ai do të fusë prapë serbët në territorin sovran të Kosovës.Dy ditë përpara thotë nuk do të ketë shkëmbim territoresh, vjen sot thotë do ketë. Pastaj thotë se unë jam kundër shkëmbimit të territoreve. Ky është një njeri i papërgjegjshëm.”

s.a/dita

Share: