Home Gjeo-Ekonomia Dhëndri i Erdogan: Sanksionet e SHBA-ve mund të destabilizojnë rajonin

Dhëndri i Erdogan: Sanksionet e SHBA-ve mund të destabilizojnë rajonin

Sanksionet tregtare të SHBA kundër Turqisë mund të destabilizojnë rajonin dhe në fund të rritin terrorizmin rajonal dhe krizën e refugjatëve, tha të hënën ministri turk i financave, Berat Albajrak.

Duke folur në një konferencë për shtyp pas takimit me homologun e tij francez Bruno Le Maire në Paris, Albayrak përdori mundësinë për të sulmuar Shtetet e Bashkuara dhe për të vënë në pah dëshirën e Ankarasë për lidhje më të mira me Europën, pas përplasjeve të thella me Uashingtonin.

“Këto hapa të marra me motivim politik jo vetëm që do të ndikojnë në sistemin financiar botëror, por edhe në tregtinë globale dhe stabilitetin rajonal,” tha Albayrak, i cili është dhëndri i presidentit turk, Tayyip Erdogan.

“Me hapat e dëmshme që po marrin, ata do të shkaktojnë destabilitetin rajonal dhe për fat të keq do të kontribuojnë në problemet kaotike që ushqejnë terrorizmin dhe gjithashtu krizën e refugjatëve”, deklaroi ministri turk i financave.

Albayrak tha se Turqia donte të fuste marrëdhëniet e saj me Bashkimin Evropian në një fazë të re, ku tregtia me bllokun tashmë është më e rëndësishme.

Hapat e fundit të njëanshëm, të ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara kanë treguar se marrëdhëniet midis Turqisë dhe BE-së, janë më të rëndësishme se kurrë, tha ai./t.ch/

Share: