Dhjetë persona janë shtruar me urgjencë në spitalin e Elbasanit.
Bëhet fjale për 10 persona të cilët ishin në një dasmë dhe janë helmuar nga ushqimi që kanë konsumuar.
Mësohet se problemet tek këta pacientë janë shfaqur paraditen e sotme.
Ata janë paraqitur me shqetësime serioze për shëndetin dhe u kanë thënë mjekëve se kanë marrë pjesë në një dasmë në mbrëmjen e të dielës në një nga lokalet e njohura të qytetit të Elbasanit.
Dhjetë personat e helmuar kanë shkuar njëri pas tjetrit gjatë ditës së sotme në urgjencë dhe tre prej tyre janë në gjendje të rënduar.
l.h/ dita