Home KRYESORE Emigrantët kthehen në Shqipëri për t’u martuar, rritet numri i dasmave

Emigrantët kthehen në Shqipëri për t’u martuar, rritet numri i dasmave

Top Channel tregoi disa ditë më parë se numri i dasmave është në rritje. 11 827 martesa janë lidhur mes shqiptarëve deri në fund të korrikut për vitin 2018, ku pjesa më e madhe prej tyre janë emigrantë. Ndërkohë, sot, jemi të ftuar në dasmën e një çifti shqiptar që jeton në Itali për t’ju treguar atmosferën e një dasme të tillë”.

Pavarësisht se çifti, Taulanti dhe Senada, nuk jeton në Shqipëri, stili i dasmës nuk reflekton kulturën e vendit ku ata jetojnë, Italisë. Një nga motivet e rikthimit të tyre në atdhe për të lidhur kurorë, është ruajtja e traditës. Si dhe takimi me fisin, ku të shumtit në dasmën e tyre janë po emigrant.

“Jemi refugjatë, ne sakrifikojmë për këto pushime të shikojmë njerëzit e dashur, e për të ardhur në gëzime”, thotë një i ftuar.

“Vij nga Greqia, kam ardhur posaçarësisht për dasmën. Ne të Kavajës, atë që kemi në shpirt e hedhim. Qejfi pa lekë nuk bëhet”, shprehet një tjetër.

“Për dasmat njerëzit presin kur është koha e emigrantëve. Dasma duan lekë!”, thotë një i ftuar.

“Unë jam nga Kavaja, jetoj në Itali dhe kemi ardhur për dasmën, të ftuar nga kushërinjtë e mi”, thotë një tjetër i ftuar.

Ajo që na tërhoqi vëmendjen në dasmë ishte edhe fotografi i vogël 10 vjeçar, Ardieni që ndihmonte të atin në memorizimin e momenteve, për një nga ditët më të rëndësishme të qenies njerëzore.

“Unë kam filluar si fotograf që në moshën 4 vjeç duke përdorur një aparat dhe më pas, kam ndjekur babin në çdo hap”.

-Nuk të flihet gjumë ty?

“Jo, fle ditën punoj natën. më shumë fokusohem te çifti më pas te njerëzit që vallëzojnë dhe në fund kur pritet torta. Aty mbaron dasma”. / TCH

Share: