Home KRYESORE Frikë nga zjarret, autoritetet greke japin alarmin. Zonat që rrezikohen:

Frikë nga zjarret, autoritetet greke japin alarmin. Zonat që rrezikohen:

Pas sinjaleve të lëshuara nga Sekretariati i Përgjithshëm për Mbrojtjen Civile në Ministrinë e Brendshme greke se dita e sotme paraqet rrezikshmëri të lartë për zjarret, brigada e zjarrfikësve është në gatishmëri. Mediat greke raporton se rrezik të lartë për zjarre, për shkak të temperaturave të larta paraqesin këto zona;

· Rajoni i Egjeut të Veriut (Lesvos, Chios, Samos, Ikaria)
· Rajoni i Greqisë Qendrore (Evia, Skyros)
· Rajoni i Attikës

Në të njëjtën kohë, Sekretariati i Përgjithshëm për Mbrojtjen Civile rekomandon qytetarët që të jenë shumë të kujdesshëm dhe të shmangin ndonjë veprim si; hedhjen e cigareve të ndezura, djegien e barërave të thata apo mbetje, shkruan ‘Zougla.gr’.

Një vale e nxehtë ka përfshirë mbarë Europën, duke goditur edhe vendin tonë. Kujtojmë se rajoni i Atikës u godit më 23 korrik nga një zjarr i fuqishëm, ku për pasojë humbën jetën 91 persona dhe u shkaktuan dëme materiale/bw/.


360grade.al

Share: