Home KRYESORE Gerard Depardieu akuzohet për përdhunim

Gerard Depardieu akuzohet për përdhunim

Mandatory Credit: Photo by Isopix/REX/Shutterstock (9727565i) Gerard Depardieu Gerard Depardieu visit to Brussels, Belgium - 25 Jun 2018

Aktori i njohur Gerard Depradieu akuzohet për përdhunim dhe ngacmim seksual nga një aktore franceze. Akuzat e rënda ndaj 69-vjeçarit francez me shtetësi ruse, u dorëzuan zyrtarisht në polici nga një aktore 22 vjeçare. Sipas mediave në Francë, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur këtë muaj në një nga rezidencat e Gepardieu-s në Paris.

Avokati i aktorit francez mohoi menjëherë se klienti i tij është i përfshirë në një skandal përdhunimi, por prokuroria e Parisit nisi zyrtarisht hetimet dhe pritet që Depardieu të thirret shumë shpejt për të dëshmuar.

Gerard Depardieu ëshë një prej aktorëve francezë më të famshëm ndërkombtarisht. Mëgjithatë në Francë ai është etiketuar shpeshherë si tradhtar, për shkak se hoqi dorë nga shtetësia franceze duke marrë atë ruse, për t’iu shmangur sistemit të ashpër të taksimit për milionerët në Francë, që taton rreth 70% të pasurisë së tyre.

Tv Klan

Share: