Rasti i Mond Begos, Zoti i falte abuzuesit me dinjitetin e tij!
“I penduari nga një gabim konsiderohet si një i pafajshëm tek Zoti”. Kështu sanksiononte Profeti Muhamed para 15 shekujsh.
Mirëpo Islami nuk është mjaftuar me kaq po na mëson se vuajtja e dënimit është pjesë e pendimit si edhe domosdoshmëri për funksionimin e pendimit, siç edhe na mëson se në momentin që drejtësia të dënon për një gabim dhe ti e vuan atë dënim nuk ka kush më të drejtë të hedhë baltë mbi dinjitetin e dikujt.
Por fatkeqësisht shoqëria jonë, e etur për t’i bërë gjyqin njerëzve si dikur, ia kalon dhe Gjykatësit Suprem duke ia përmendur gjithmonë gabimin edhe nëse për këtë gabim e ke marrë një herë dënimin. Kështu po ndodh dhe me rastin e Mond Begos. Një qytetar i cili e ka shlyer dënimin dhe ka plotësisht të drejtën të jetojë i qetë nga hijet e së shkuarës.
Në statusin e imamit të xhamisë që z. Bego frekuentonte, më lind e drejta të them se e njoh si një njeri të rregullt dhe korrekt. Një familjar që sakrifikonte gjithçka për edukimin dhe shkollimin e fëmijëve të tij. Por jo vetëm, ai është prind dhe për shumë jetimë, duke u dhënë pension mujor shumë prej tyre, e disa të tjerëve u ka rregulluar dhe shtëpitë, përkushtimet e tij ndaj njerëzve në nevojë saqë një status do të zgjatej shumë edhe do të humbte sensin, po që jam i sigurt se ai kurrë nuk do ta dëshironte që të përmendim gjëra të tilla se qëllimi i tij nuk ka qenë reklamimi.
Le të merremi me të tashmen tonë dhe të mos e përdorim të shkuarën e dikujt për kapital politik.
Pa dyshim që shumë shpejt gjërat u zbardhën edhe u sqaruan.
Tani pyetja është: a do të gjejnë faltore apo altar ku të falen abuzuesit me dinjitetin e tjetrit për padinjitetin e tyre?!