Home KRYESORE Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi: Rama i mësoi të rinjve të FRESSH...

Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi: Rama i mësoi të rinjve të FRESSH si të…

Nga Belind Këlliçi

Rama u mbajti dje leksion të rinjve, në “Akademinë Politike të shkuma party” të FRESSH, se si të vjedhin me tendera dhe PPP, si ta bëjnë Shqipërinë një vend armiqësor për investorët e huaj dhe parajsë për krimin e trafikun e drogës. Këtë fakt e konfirmoi së fundmi Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Gjykata Europiane e Auditit, një nga institucione më të larta në BE, që thotë se Edi Rama ka dhënë 30% të tenderave publike me vlerë rreth 250 mln euro, pa garë!

Rama në fakt u ka shpjeguar në detaje të rinjve edhe se cilat janë kritiret që ata duhet të përmbushin për të kandiduar për kryetar Bashkie, për tu bërë deputet apo emëruar ministra.

Siç ka dëshmuar në këto 5 vite, kriteri mbi të cilin Rama ka përzgjedhur të besuarit e tij është vetëm skeda e tyre kriminale dhe korruptive. Sot Shqipëria ka dy ministra të brëndshëm njëri pas tjetrit të lidhur me trafikun e drogës, deputetë që ishin të dënuar për veprat më të rënda penale si vrasje, trafik droge, plagosje, shfrytëzim prostitucioni, vjedhje, etj. PS zgjodhi si Kryetar Bashkie individë me aktivitet të “spikatur” në fushën e krimit, të përfshirë në trafik droge e të dënuar për përdhunim në grup, të cilët Edi Rama i mbrojti siç po bën me Tahirin dhe Xhafën.

Edi Rama u tregoi të rinjve se si po i mbron nga vettingu gjygjtarët e prokurorët që mbrojnë krimin dhe korrupsionin duke dhënë provën konkrete dje me mbrojtjen e gjygjtarit që e shpalli të pafajshëm vrasësin e Kryekomisar Dritan Lamaj.

Ky është morali i drejtësisë së Ramës; ata që nuk dënojnë vrasësit, trafikantët dhe të korruptuarit janë të denjë për institucionet e drejtësisë. Këto pra miq ishin leksionet dhe shpresa që Edi Rama u dha të rinjve ditën e djeshme në Jalë.

Share: