Panorama/ Ndërsa ka mbetur vetëm pak punë për të përfunduar fazën e dytë dhe të fundit për rikualifikimin e sheshit “Skënderbej”, janë publikuar emrat e pronarëve që shpronësohen me qëllim për të realizuar projektin.
Në vendimin e publikuar në Fletoren Zyrtare 45 pronarë trualli apo ndërtesash që do të marrin në total 189.259.610 lekë. Më konkretisht, bëhet fjalë për “Hotel Miniri” dhe hapësira toke rreth e përqark tij, të cilat do të bëhen pjesë e sheshit.
Kërkesa për shpronësim është bërë nga Bashkia e Tiranës ku synohet vënia në dijeni e personave që preken, sipërfaqja truall apo ndërtesë që do të përdoret për fazën e dytë të rikualifikimit të sheshit “Skënderbej” si dhe masa e përfitimit për secilin, bazuar në vendime qeverie.
Punimet për fazën e dytë kanë nisur që në muajin janar me ndërtimin e tri lulishteve. Ndërsa e para, ajo pas bustit të Skënderbeut u inaugurua përpara disa javëve, dy të tjera kanë nisur të ndërtohen paralelisht. Më konkretisht, njëra midis xhamisë se Ethem Beut dhe Bibliotekës Kombëtare që tashmë po vjen në formën e saj përfundimtare dhe po ashtu dhe një tjetër lulishte mes Teatrit të Kukullave dhe ministrive.
Kjo ka çuar në bllokimin e rrugëve në atë zonë, që nuk do të jetë e përkohshme. Në përfundim të punimeve ato do të jenë të dedikuara vetëm për këmbësorë apo taksi e mjete të autorizuara për të qarkulluar aty. E përbashkëta e të tria hapësirave, që përmbyllin fazën e dytë të projektit më të madh të bashkisë, do të jetë gjelbërimi me pemë e bimësi të larmishme, hapësira çlodhëse, ndriçim dhe rrugë që komunikojnë me qendrën.
Për këtë projekt janë shpenzuar 1.5 miliardë lekë në total ose rreth 11 milionë euro, nga këto 4 milionë në fazën e parë dhe 7.1 milionë në fazën e dytë, bazuar në shifrat e projekteve të shpallura në buletinin e prokurimeve publike. Me përfundimin e punimeve, sheshi “Skënderbej” kthehet në një pedonale. Ky projekt ka devijuar tërësisht trafikun, duke rënduar qarkullimin në kryeqytet edhe pasi ka përfunduar pjesa kryesore e punimeve.
EMRAT E PRONAREVE QE SHPRONESOHEN
Emër Mbiemër Vlera në lekë
1. Alban Xhillari 4,794,980.4
2. Iliria Holding sh.a 17,010,126.0
3. 25 pronarë Deliu, Seferi 4,486,923.0
4. Iliria Holding sh.a 6,187,935.6
5. SHTET 0.0
6. Bashkëpronarët Gjinali, Asllani etj 13,795,614.0
7. Bashkëpronarët Gjinali, Asllani etj 2,089,432.8
8. Bashkëpronarët Hoxholli, Deliui etj 15,469,839.0
9. SHTET 0.0
10. SHTET 0.0
11. Vasil Beqari, Vladimir Beqari,
Andon Beqari 5,223,582.0
12. SHTET 0.0
13. SHTET 0.0
14. Harun Miniri 2,689,092.0
15. Naxhije Sallaku, Irina Sallaku,
Edlira Sallaku, Djana Sallaku 21,744,890.0
16. Harun Miniri 3,361,843.8
17. SHTET 0.0
18. Tonc Koka, Kole Kola,
Elisabeta Koka, Jolanda Koka 8,116,642.8
19. Alban Xhillari 1,741,194.0
20. Mazllëm Baraku 1,607,256.0
21. Mazllëm Baraku 1,607,256.0
22. Harun Miniri 1,506,802.5
23. Andromaqi Kotorri 7,757,834.0
24. Skënder Cali 2,143,008.0
25. PPV 11,866,906.8
26. PPV 6,495,993.0
27. Shoqëria “Lani” shpk,
ortak i vetëm Vladimir Kosta 12,255,327.0
28. Shefqet Dizdari 2,404,187.1
29. Shefqet Dizdari 2,544,822.0
30. SHTET 0.0
31. SHTET 0.0
32. SHTET 0.0
33. Harun Miniri 1,382,586.6
34. Fatmir Mema 4,219,047.0
35. SHTET 0.0
36. SHTET 0.0
37. SHTET 0.0
38. SHTET 0.0
39. SHTET 0.0
40. SHTET 0.0
41. BASHKËPRONARËT Haxhinasto,
Antoni, Zografi etj 716,568.3
42. SHTET 0.0
43. SHTET 0.0
44. Nazmi Kodra 8,784,168.0
45. Fatmir Mema 17,255,752.0
TOTALI 189,259,610l