Home KRYESORE Meta tjetër kunjë Ramës. E përball me “fundin e marrëzisë”

Meta tjetër kunjë Ramës. E përball me “fundin e marrëzisë”

Nuk dihet nëse Rama do të vazhdojë t’a quajë ende Metën presidenti më i mirë që kemi pasur ndonjëherë edhe tani kur pas kthimit të ligjit për Teatrin, Presidenti Ilir Meta ka kthyer edhe atë për uljen e tatimit për lojërat e fatit. Në paketën e re fiskale që u miratua pak ditë më parë në parlement u votua që vitin tjetër për lojërat e fatit, tatimi mbi xhiron të llogaritet pasi janë zbritur shpenzimet operative dhe fitimi i ditës nga klientët që luajnë. Megjithëse, gjatë mbrojtjes në parlament ministri i Financave, Ahmetaj, theksoi se kjo nuk quhet një ulje por një rritje me 10 %, presidenti i Republikës ka argumentiuar se ky ligj nuk është në favor të publikut pasi ai ndihmon vetëm biznesin e llotarive.

Por pavarësisht nga arsyet ligjore që ka gjetur Ilir Meta, lëvizja e fundtit ngjan të jetë tejet politike. më shumë se mbrojte e frymës së kushtetutës, interesit publik dhe moralit dhe financave të familjes shqiptare kthyerja mbrapsht e këtij ligji ka në prapavijë diskreditimin e qeverisjes së Rilindjes. Sepse ashtu sikurse tani më e dinë të gjithë ajo filloi me operacionin zhurmëmadh “fundi i marrëzisë” dhe tani po kthehtet në një shtojcë të biznesit të basteve.

Në vjeshtën e vitit 2013, të gjithë e mbajnë mend dalldinë që kapi mbi 6 mijë trupa policie për të mësyrë drejt kazinove. Ende janë në memorie shiritat e verdhë në dyert e tyre, që krijonin përshtypjen se aty kish ndodhur një krim makabër. Ende zhurmojnë vendimet për ta shoqëruar me eskortë 24 orëshe, si një luftëtare të re të antimafias, drejtoreshën e Rilindjes që do luftonte me këtë biznes të paskrupullt.

Dhe natyrisht në gjithë këtë sfond beteje epike u shfaq edhe kryeministri, që shpalli masat drastike kundër kazinove. Ato nuk do të ishin më pranë qendrave të banuara. Do të vendoseshin larg nga shkollat dhe zemra e qyteteve. Plani i qeverisë për këtë biznes parashikonte që ato të zhvendoseshin drejt zonave turistike, hoteleve me 5 yje, pra sa më larg jetës së përditshme të qytetarëve të zakonshëm.

Edi Rama atëhere nuk e fshihte triumfalizmin. Ai i paralajmëroi pronarët e lojrave të riskut që të bëheshin gati ta linin këtë punë se nuk mund të bënin para gjithë jetën me një biznes, i cili po shkatërronte familjet dhe po ndikonte në ekuilibrin psiqik të njerëzve.

Por, butaforia nuk zgjati shumë dhe dalëngadalë fundi i marrëzisë ia la vendin heshtjes. Një vit më pas revista ekonomike “Monitor”, me një investigim të plotë, pohonte se nga 1 mijë pika lojrash të bllokuara, vetëm 25 biznese ishin mbyllur. Edhe ligji që i jepte fund ekzistencës së kazinove dhe bingove në qytete, u shty për zbatim për në janar të vitit 2016. Me një ndërhyrje të re data u rrokullis deri në fund të po atij viti. Dhe, kur të gjitha justifikimet qenë djegur dhe “fundi i marrëzisë” duhej të bëhej fakt, disa deputetë të majtë i kërkuan parlamentit një afat të ri deri në fund të 2018.

Po t’i lexosh arsyet që ata rendisin në relacionin dërguar kuvendit, dhe që më pas e votuan, ato qenë qesharake. Ata u qanin hallin pronarëve të kazinove që kishin nënshkruar kontrata marrjesh me qira më të gjata sesa dhjetori 2016. Ata pretendonin se Shqipëria ka dështuar të ndërtojë resorte turistike me 5 yje, kështu që lojrat e fatit nuk kishin se ku të zhvendoseshin. Ata paralajmëronin mbylljen e 1800 vendeve të punës dhe zhdukjen nga buxheti i shtetit të 125 milionë eurove në vit që derdhin këto kompani.

Argumentat dukeshin absurdë.

Pse vallë nuk e dinte Rilindja tre vitë më parë se Shqipëria nuk do të shndërrohej kaq shpejt në një parajsë resortesh me 5 yje? Pse vallë nuk e dinin ekonomistët e saj se sa njerëz punësonin këto biznese dhe sesa të ardhura derdhin ato në buxhet?

Pra, asnjë nga arsyet që e bënë Ramën të shpallte në tetorin e 2013 “fundin e marrëzisë” nuk kishte ndryshuar.

Por Rama e hengri turpin me bukë dhe e votoi shtyrjen e afatit. Kur u pyet në disa konferenca shtypi me radhë ai deklaroi një proçkë të madhe që nuk e besoi askush: Se ai vazhdonte të qe kundër favorizimit të lojrave të fatit, por se ishte minorancë brenda partisë së tij dhe grupit parlamentar  (Video poshte).

Lojtës Videosh

Dhe tani ndrsa shqiptarët prisnin mbajtjen e premtimit të shtrë tre herë, qeveri merr një masë tjetër, për favorizimin e bixhozit.

Dhe me sa duket pikërisht për të vënë në pah sa hipokrizinë po aq dhe kapjen e Ramës “presidenti më i mirë që kemi pasur” ka dashur t’a mbajë hapur debatin për dhuratat ndaj botës së errët të kumarit. Meta më shumë se si kryetar shteti që perokupohet për financat dhe familjen shqiptare, këtë herë ka vepruar si politikan për të vënë në dukje dyfytyrësinë e Ramës.  /Lapsi.al

Share: