Home KRYESORE Ndryshimi i kufijve, Thaçi në konferencë: Referendum për bashkimin e Luginës së...

Ndryshimi i kufijve, Thaçi në konferencë: Referendum për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën (video)

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi doli në konference për mediat, për të sqaruar pozicionin e tij në lidhje me debatin e ndezur në Kosovë prej tij për ndryshimin e kufijve me Serbinë. Ai tha se “janë 400 km të kufirit me Serbinë që duhen korrigjuar dhe theksoi se shteti i Kosovës nuk guxon të mbyllë sytë përballë kërkesës historike të luginës së Preshevës, por edhe Medvegjës e Bujanovcit për t’iu bashkuar Kosovës”.

Thaçi tha se roli kryesor vendimmarrës do t’i takojë popullit duke sqaruar se po punohet për ta çuar këtë çështje në referendum. Mungesa e mekanizmit të referendumit na ka penguar edhe në vonesën për themelimin e forcave të armatosura të Kosovës e për rrjedhojë fazën për anëtarësimin në NATO.

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se në rast se dështon që ta realizojë ëndrrën shekullore të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit për bashkim, atëherë ai nuk do të ndjehet i turpëruar të jetë përpjekur për ta korrigjuar një padrejtësi historike.

“Më në fund, për të hequr të gjitha dilemat në marrëveshjen evnentuale paqësore mes Kosovës dhe Serbisë, edhe në rast se e njëjta nënkupton korrigjimin e kufijve, në asnjë rrethanë nuk nënkupton hapjen e të ashtuquajturës Kuti të Pandorës, apo Efekti Domino”.

“Të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë janë të përfshirë në këtë proces dhe e përkrahin fuqishëm arritjen e marrëveshjes paqësore mes Kosovës dhe Serbisë si dy shtete sovrane”, vijoi ai./Opinion.al

Share: