Personazhet publike janë gjithnjë të rrahur me kritika e ofendime nga ndjekës në Instagram. ka nga ata që mbyllin njërin sy dhe nuk u kushtojnë vëmendje këtyre kritikave.
Por ka dhe nga ata që debatojnë me ndjekësit dhe u kthejnë përgjigje një më një. Kështu ka bërë moderatorja Aulona Musta me një ndjekëse që quhet Xhesika, e cila pasi i la një koment fyes, i kërkoi falje moderatores.
Kjo e fundit i bëri publik emrin dhe profilin në story-t e saj Xhesikës, deri kur ajo u detyrua t’i kërkonte falje dhe të mbyllte profilin.
Aulona Musta shkruan në Instagram, se Xhesika dhe njerëz si Xhesika janë mësuar të fyejnë dhe të shajnë personazhet publike duke harruar që ata janë thjesht njerëz normalë:
“Dhe historia vazhdon…Xhesika me dergoi sms ne inbox…fillimisht me shkroi qe nuk i prish fare pune postimi im, pas 10 minutash pasi nderroi foton e profilit nderroi dhe mendje, e kuptoi “gabimin” dhe me kerkoi falje. Pas 10 minutash te tjera nderroi dhe emrin dhe me tha qe s’ka asgjë personale me mua (a thua se kjo i ben me normale sharjet dhe bullizmin) dhe m’u lut t’i fshi profilin! Dhe perfundoi duke e fshire fare profilin ne Instagram!
Pra Xhesika nje ore nuk e duroi dot presionin, sharjet, ofendimet. Xhesika dhe shoqet e Xhesikes, jane mesuar te shajne, te ofendojne, te bullizojne dhe kete ta justifikojne me faktin qe: je njeri publik dhe duhet ta pranosh. Por Xhesika dhe shoqet e saj, duhet te kuptojne qe cilido personazh publik, perpara se te jete i tille, eshte njeri, prandaj, Xhesika dhe shoqet e saj eshte mire qe here pas here te provojne ate qe u bejne te tjereve, me aq normalitet.
Une normalisht qe e fshiva postimin; sepse ndryshe nga sa mendon Xhesika nuk jam njeriu me i shpifur ne bote. Edhe pse jam e sigurte qe kategoria e Xhesikes; qe jane te mbushura me urrejtje e mllef, nuk zene mend. I vetmi ndryshim eshte qe Xhesika tani do hapi nje profil fallco dhe sharjet do vije te m’i bej me profilin fallco dhe jo te vertetin, jam e sigurte per kete”.
360grade.al