Home I pakategorizuar Omarosa Newman, ish-këshilltare e Trump: “Melania përdor veshjet e saj për të...

Omarosa Newman, ish-këshilltare e Trump: “Melania përdor veshjet e saj për të turpëruar presidentin”

Në librin e saj të ri, Omarosa Newman-Manigualt argumenton se zgjedhjet e stileve të zonjës së parë do të kishin qëllimin specifik për të ndëshkuar burrin e saj, presidentin Trump.

Zgjedhjet e diskutueshme për veshjet të dalë mode që zonja e parë amerikane e bën me qëllimin specifik, që të vërë në siklet burrin e saj: thotë në librin e saj të ri, ish-këshilltarja në Shtëpinë e Bardhë, Omarosa Newman-Manigualt.

Daily Mail botoi fragmente ekskluzivisht e “Unhinged” /’I Çmenduri’, ku Manigault Newman tregon versionin e saj mbi prapaskenën e historisë së xhaketës të shumë-diskutuar, veshur nga gruaja e Trump për të arritur kufirin mes SHBA dhe Meksikës. Në anën e pasme të xhaketës me ngjyrë ushtarake shfaqej një shkrim i bardhë – “Nuk më intereson aspak. Po ty?” – një frazë që konsiderohej fyese ndaj fëmijëve të ndarë nga familjet e tyre në Teksas.

Rezultate imazhesh për la giacca zara di melania

Zëdhënësja Melanisë mohoi në atë kohë se ka pasur një kuptim të fshehur, por për ish-këshilltaren e Trump  është një akt rebelimi. “Është opinioni im se Melania u detyrua të shkonte në kufi atë ditë në qershor, për të shuar kaosin e shkaktuar nga burri i saj,” tha ajo në një deklaratë. Ajo kishte veshur atë xhaketë, pra, për të “ndëshkuar” Trump, krejtësisht e vetëdijshme për polemikat në të cilat do të përfshihej kështu që burri i saj, të mund ta mendojë dy herë në të ardhmen para se ti kërkoj për të bërë diçka kundër vullnetit të saj: “Nuk është se Melania nuk ka dhembshuri për fëmijët emigrantë, unë jam e sigurt që ajo ndjen. Por me përçmim ka shkatërruar direktivat e burrit të saj. Për ta bërë atë të duket qesharak”.

“Si një studente e modës dhe një grua e vëmendshme ndaj imazhit të përkryer, ajo e di se të gjitha zgjedhjet e saj të stilit do të shqyrtohen dhe diskutohen. Sepse kishte veshur një këmishë rozë me hark (në gjuhën angleze, e quajtur pussy bow),  të Gucci, pas bombës së Access Hollywood (revista që ka publikuar një audio të vitit 2005, në të cilën banuesi aktual i Shtëpisë së Bardhë, duke mos ditur se eshte duke u regjistruar, thotë se një seri frazash të rënda ndaj grave, ed)? Është e mundur që ajo të mendonte se mund të shkonte pa u vënë re, kur veshi këpucë me taka të larta me lëkurë gjarpri, kur shkoi në Teksasin e shkatërruar nga uragani? Mesazhi pas zgjedhjeve të saj të stilit nuk janë gjithmonë të qarta, por nuk janë kurrë rastësore. Nuk diktohen nga pavëmendja, por kishin të njëjtën qëllim, strategji që Trump e njeh shumë mirë. Unë besoj se Melania përdor veshjet për të ndëshkuar burrin e saj “./përktheu 360grade.al

Share: