Home KRYESORE “Para me thasë”/Njihuni me këngëtarët që fituan miliona këtë verë

“Para me thasë”/Njihuni me këngëtarët që fituan miliona këtë verë

Kjo mund të ketë qenë vera e surprizave përsa i përket motit. Kaq shumë shira rrallë ka ndodhur që t’i përjetojmë gjatë muajve të nxehtë. Por po kaq surprizues kanë qenë disa prej këngëtarëve të muzikës shqiptare. Ata kanë vërshuar me koncerte në lokalet më të mira në Kosovë dhe vendet më IN të bregdetit shqiptar.

Falë faqeve të tyre personale në rrjete sociale, ne kemi pasur mundësi të shohim se cilët ishin këngëtarët që kanë pasur më shumë koncerte këtë verë, e cila është pothuajse në fund. Dhe natyrisht fitimet e tyre me siguri kanë qenë të mira gjithashtu. Ia vlen të thuhet se këngëtarët që i bëjnë shumë reklamë vetes dhe janë shumë prezentë në rrjete sociale, jo domosdoshmërisht janë po kaq të kërkuar në koncerte.

Por këtu marrim parasysh edhe zgjedhjen që kanë bërë disa syresh, të cilët ndodh të vendosin që verën ta kenë për pushimet e tyre dhe jo për koncerte, duke i refuzuar ato megjithëse mund të jenë shumë të kërkuar. Nga një hulumtim i thjeshtë në “Instagram”, shohim se këngëtarët me më shumë aktivitet këtë verë, kanë qenë edhe ata që kanë eksperiencë të gjatë dhe që nuk është e thënë të bëjnë muzikë komerciale.

P.sh. Alban Skënderaj vijon të jetë i ftuar në shumë koncerte dhe çdo brez i ri që rritet, vijon ta pëlqejë shumë si parardhësit e tyre. Këngët e qeta të tij pëlqehen mesa duket edhe nga brezi i muzikës së çmendur të momentit që gëlon nëpër kasetofonat tanë dhe bareve.

Gjithashtu adrenalina e Aurela Gaçes është shpërndarë edhe këtë verë në gjithë bregdetin e Shqipërisë si edhe në Kosovë. Gena gjithashtu pëlqehet shumë nga çdo moshë. Edhe ai duket që ka punuar fort këto kohë.

Turi i Elvana Gjatës ka qenë një surprizë më vete për fansat e saj, të cilët padyshim janë të shumtë. Siç ka thënë vetë këngëtarja, ajo po punon paralelisht për tregun ndërkombëtar, por pa harruar tregun shqipar. Këngëtarja ka befasuar këtë verë me koncertet e saj me një adrenalinë të jashtëzakonshme. Dukej që i kishte munguar shumë atmosfera e koncerteve. Ajo është shoqëruar nga Ledri Vula në disa prej tyre, ndërkohë që bie në sy stili i veshjes mjaft ekstravagant dhe i veçantë.

Meqë nuk kemi kaluar akoma te këngëtarët e muzikës rap dhe asaj komerciale, ia vlen të përmendim Butrint Imerin.

Këngëtari i ri dhe mjaft simpatik i Kosovës, është sot nga më të pëlqyerit, për zërin e tij melodioz dhe të fuqishëm, njëkohësisht për muzikën e bukur që bën dhe për ëmbëlsinë e portretit të tij. Përfundimisht, femrat çmenden për Butrintin dhe nuk kanë faj. Është një yll i vërtetë i skenës.

Ndër emrat më të rinj në muzikë, të cilët u panë në disa koncerte këtë verë, ishte Luana Vjollca me performancat e saj super seksi dhe që padyshim të super pëlqyera nga publiku mashkullor, por e adhuruar edhe nga femrat. Luana ka qenë në shumë koncerte këtë verë dhe duket se e ka shijuar shumë këtë eksperiencë.

Nora Istrefi gjithashtu ka bërë mjaft koncerte këtë verë, Enca Haxhia gjithashtu. Ndërkohë, kalojmë tek artileria e rëndë, muzikë rap dhe jo vetëm, fiksimi i adoleshentëve dhe ata që e këndojnë dinë të jenë gjithnjë pranë tyre.

Kështu, këtë verë kënduan në shumë koncerte Ledri Vula, Getoari, Majk, Mozzik, por kanë patur një konkurrencë nga femra si Tayna, e cila me tri këngë në repertor, ka arritur mjaft sukses këtë verë. Si përfundim, duhet thënë se kjo verë tregoi kush pëlqehet, kush kërkohet dhe kush po i fiton paratë nga muzika.burimi:panorama

Share: