Home KRYESORE Parashikimi i motit: Gushti mbyllet me temperatura te…

Parashikimi i motit: Gushti mbyllet me temperatura te…

Sot (e enjte) moti do të mbetet me diell përgjatë bregdetit dhe vranësira të pakta në zonat malore. Era do të jetë e me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 8-10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat min dhe max

Zonat malore 15/31°C
Zonat e ulëta 17/35°C
Zonat bregdetare 20/34°C

Dita e Premte, 31 Gusht moti do të jetë i nxhetë me diell përgjatë bregdetit dhe vranësira kalimtare të pakta deri në mesatare në zonat malore. Era do të jetë e me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 8m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë të larta.

Temperaturat min dhe max

Zonat malore 16/31°C
Zonat e ulëta 19/35°C
Zonat bregdetare 21/34°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

5

Share: