Home KRYESORE Parashikimi i motit për sot dhe nesër: Ja sa shkojnë Temperaturat

Parashikimi i motit për sot dhe nesër: Ja sa shkojnë Temperaturat

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të lartë atmosferik me qendër kryesore të pozicionuar në Europën Qendrore e cila do të kushtëzojë në vendin tonë dhe Kosovë mot të qendrueshëm.

Dita e Mërkurë, 29 Gusht: Moti do të vijojë me diell përgjatë bregdetit dhe vranësira kalimtare në zonat malore. Era do të jetë e me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 8-10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat min dhe max

Zonat malore 16/31°C
Zonat e ulëta 19/34°C
Zonat bregdetare 20/33°C

Dita e Enjte, 30 Gusht: Moti do të mbetet me diell përgjatë bregdetit dhe vranësira në zonat malore ku në juglindje nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të izoluara. Era do të jetë e me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 8-10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat min dhe max

Zonat malore 16/32°C
Zonat e ulëta 19/35°C
Zonat bregdetare 21/34°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

Share: