Home KRYESORE Per ke bien keto… krisma?! Nga Alma Lleshi

Per ke bien keto… krisma?! Nga Alma Lleshi

Krisma kallashnikovesh ne mes te dites, dhe cfare dite, dite si kjo kur gjithcka e pare nga ‘parajsa’ kryeministrore fillon me urimin per te mbajtur sa me paster mjedisin, sepse turizmi ne vendin tone, paska sjelle te hyrat me te larta ne ekonomi…

Kjo eshte panorama qe servir KM yne nga mengjesi deri mengjesin tjeter, sepse edhe nete te tera, me endrrat e turizmit na ve ne gjume.

Po c’ishin keto krisma mbi mure sot? Krisma mbi banesen e gazetares, me familjaret e saj brenda, me femije e prinder. Nje makth qe te prish endrren dhe te zgjon friken se te duhet ta perjetosh kete realitet.

Gazetaren, Klodianen, as nuk njoh personalisht, e mbase, kurre nuk do me vije rasti ta njoh.

Por e kam shume te njohur ndjenjen e saj, e te qenit vajze e prinderve qe te rriten me aq mund, dhe prind qe gezon cdo fryme te femijeve tek rriten.

Dhe, te te qellojne keto ndjenja, sot, ne 2018-ten, kur shume pak prioritete na ndajne nga Europa, atehere gjithcka nxihet, zhbehet dhe thyhet…

Nuk eshte se keto ishin krismat e para, vrasje me kallash nga me cnjerezoret jane varur dhimbshem ne ‘gjerdanin’ e ketij sezoni me shume se tragjik. Cfare permbyllje sezoni turistik, plot me vrasje dyfishe, trefishe, tetefishe, aksidente me jete njerezish, qe s’perbejne me as lajm, sepse si padashje rruges del edhe ndonje ‘audiopergjim’ qe na cenon rende karrigen e ndonje keshilltari apo nenkryetari…

Dhe te gjithe, i madh e vogel, dalin ne deklarata pafund, derisa fundi mbetet perhere i pafaj.

Per ke rane sot krismat?

Do doja nje reagim sa me te shpejte te Kryeministrit, si djale i nenes qe e rriti me mund dhe si prind femijesh te lumtur, pse jo.

Ta harroje qenien e Klodianes gazetare, edhe pse ai nuk eshte shume familjar me profesionin.

Por te reagoje dhe sa me shpejt t’i largohet bregut, se iku vapa me gushtin, dhe te pakten per nje here te vetme te kerkoje ndjese njerezore, e te friget pak, se krismat bejne njesoj zhurme, si kembanat!

Share: