Home KRYESORE Përgjimi, reagon Denar Biba: E kam takuar Biankun…

Përgjimi, reagon Denar Biba: E kam takuar Biankun…

Në një prononcim për Ora News, nënkryetari i  KQZ-së, Denar Biba pranon se bisedën e përgjuar audio mes tij dhe ‘mikut”, Ledi Bianku, gjyqtar shqiptar në Gjykatën e Strasburgut në vitin 2014 kur ai ishte pjesë e delegacionit të kryesuar nga zv/ kryeministri, atëherë Niko Peleshi.

Denar Biba per Ora News:  Ska nevoje te beni dedektivin me mua. Une e kam takuar mikun tim Ledi Bianku, nder te tjera edhe ne viziten zyrtare prane GJEDNJ, ku isha pjese e delegacionit te kryesuar nga ish zv kryeministri i kohes. 

Më tej ai kërkon të sqarojë se metafora e trenit nuk është ashtu siç është intepretuar si shantazh ndaj gjyqtarit që ky i fundit të bllokojë çështjet e pronave në Strasburg

Denar Biba per Ora News: Metafora e trenit ishte ne pergjigje te pyetjes qe Bianku me beri mua se “perse pranova detyren e kryetarit te KPP”, duke qenë se ishte në dijeni të aspirates sime për Gjykaten Kushtetuese. Ja kaq e thjeshte eshte. Mjaft te degjoni biseden e plote, dhe do ta kuptoni qe “sakrifica” e perfolur ishte e imja dhe s’kishte asnje lidhje me z.Bianku. Isha une qe pranova nje detyre qe nuk e doja.

Më tej Biba në prononcimin për gazetarin e Ora News, Sonil Frashëri shkruan: Kërkoni bisedën e plotë! E keni për detyrë.

Sipas Exit.al e cila publikoi përgjimin e bisedës së bërë në një ambient publik Biba shprehet se atë e ka dërguar Engjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, për t’i kërkuar Biankut të ndihmojë qeverinë, duke nënkuptuar se ndihma do shpërblehet, kurse e kundërta do ta lërë Biankun pa hapësirë ne sistemin e drejtësisë se vendit pas mbarimit të mandatit në Strasburg.

Biseda e pergjuar

“Edhe pse regjistrimi ka shkëputje, në të dëgjohen qartësisht fjalët e Bibës” shkruan Exit.al

“Më mori Engjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, e më thotë ç’e ke Ledi Biankun?

I thashë…

Më thonë që nga gjithë këta që kemi afër ne ti e ke [më afër].

[Agaçi më] tha… hajde të pijmë një kafe… ky muhabet të mërkurë, të enjte…

Tha, kemi këto problemet, e di ti gjithë kjo historia që do kërkohet shtyrja.

Të lutem tha, ti lutesh të na gjendet në gjithë këtë histori … sot është Niko Peleshi [këtu në Strasburg] ka takim [me Kryetarin e GJEDNJ-së]”

Biba vazhdon:

“Ma paguan ata biletën…”

Pastaj, Biba i drejtohet Biankut për ta bindur që të pranojë të ndikojë:

“A të ndalon më ky tren në stacion? Të ngelesh pa punë dhe ç’të vajti sakrifica! Njeriu bën kompromise në jetë.”/Ora News

Share: