Shqipëria gjithnjë e më shumë po behet atraktive për të huajt të cilët kanë rritur preferencat për të kaluar pushime në Shqipëri. Çmimet ende të lira të kombinuara me një varietet mundësish për turizmin e detit dhe aventurës po tërheqin vizitor.
Sipas INSTAT numri i të huajve të që u futën në Shqipëri në korrik u rrit me 19 për qind, teksa për të gjithë 7 mujorin rritja është gjithashtu dyshifrore me 12 %.
Sipas të dhënave të INSTAT, në 7 muajt e parë të vitit, në Shqipëri hynë gjithsej 2,9 milionë shtetas të huaj, me një rritje prej 12.4 %në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Rritja e më e madhe shihet te ke turistët polakë, me 33 për qind, por numrin më të madh në raport me totalin e kanë vizitoret nga Kosova, të cilët janë vënë në një trend rritës pas rënies së vitit të kaluar.
Nga të dhënat e 7 mujorit shihet se numri i vizitoreve nga Kosova arriti në 911,631 mijë me një rritje 5,3 për qind në krahasim me një vit më parë. Vetëm në Korrik vizitorët nga ana tjetër e kombit u rriten më 16,3 %.
Në vend të dytë janë maqedonasit, me 381 mijë hyrje për 5 mujorin, me rritje 11.7 me bazë vjetore. Pas tyre vijnë grekët me 275 mijë hyrje (rritje 12.1%), Malazezët me 2013 mijë përsona (+4.7%) italianët me 200 mijë persona me një rritje 10 %.
Rritjen më të lartë, ndonëse duke u nisur nga një bazë e vogël e kanë shënuar polakët me 33% dhe gjermanët me 18,1 %.
Polakët “zbuluan” vitin e kaluar Shqipërinë, përmes agjencisë më të madhe polake iTAKA dhe prenotimet e tyre rezultojnë në rritje këtë vit. Sipas statistikave të INSTAT, për 7 muajt e parë të vitit mbi 78 mijë polakë, ose 33 % në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në rritje ishte dhe gjermanët, me 74 mijë hyrje, me rritje vjetore prej 11,9%.
Nga 1 qershori, hotelet, sidomos ato në zonën e Golemit në Durrës kanë raportuar se kanë qenë 100% të prenotuara, ndaj numri i turistëve pritet në rritje. Një fluks i lartë ka ardhur nga vendet nordike, por INSTAT nuk i raporton të ndara Norvegjinë, Suedinë etj.
Ikin dhe shqiptarët
Edhe shqiptarët preferojnë të udhëtojnë gjithnjë e më shumë jashtë vendit. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Korrik 2018 është 465.626. Krahasuar me Korrik 2017, ky numër është ulur 6,2 %. Numri i shtetasve të huaj të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Korrik 2018 është 970.178. Krahasuar me Korrik 2017, ky numër është rritur 12,0 %, shkruan ‘monitor’. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i vendit tonë, në shtatëmujorin e 2018 është 2.861.943, duke u rritur me 3,7 %, krahasuar me të njëjtënperiudhë të një viti më parë.
360grade.al