Home KRYESORE Rama lodhet nga kritikat, bllokon komentet në rrjetin social

Rama lodhet nga kritikat, bllokon komentet në rrjetin social

Kryeministri Edi Rama, të martën në darkë, postoi një foto të avionit të kompanisë ajrore ‘AirAlbania’ në Instagram, por duke bllokuar opsionin e komenteve.

Me shumë gjasa kryeministri Rama ka vendosur të shijojë pushimet me kohë të plotë, në jug të vendit, pa u ndikuar aspak nga mendimet e qytetarëve; qofshin ato pozitive apo negative.

Ky vendim nga ana e kryeministrit mund të jetë marrë, kryesisht pas komenteve negative që u adresuan në adresë të tij në lidhje me masakrën e Selenicës, ku tetë persona mbetën të vrarë.

Siç duket, nga lodhja Rama ka vendosur të krijojë një llojë autizmi mediatik, ndërsa flet dhe dëgjon vetveten, e askënd tjetër./opinion


360grade.al

Share: