Emigrantët dhe ekonomia janë shkëndija
Ndërsa italianët u kthyen në shtëpitë e tyre pas pushimeve në jug të vendit, skena është gatitur këtë javë për të asistuar në një vjeshtë tejet dramatike. Problemet që janë në thelb të debatit me BE-në lidhen me emigratët që vijnë nga Afrika e veriut dhe po kështu me ekonominë anemike të Italisë.
Në provokimin e radhës të ministrit të Brendshëm Italian, Matteo Salvini, mbajti në brigjet e Italisë por pa zbarkuar mbi 100 azilkërkues në të famshmen “Ubaldo Diciotti”, për një javë me radhë ai i kërkoi BE-së një marrëveshje mbi politikën e rishpërndarjes së emigrantëve. Pas një takimi në Bruksel i cili përfundoi pa sukses, kisha Katolike mundësoi një marrëveshje. Shumica e azilkërkuesve hynë në Itali nën dyshime të mëdha ndërsa 20 prej tyre shkuan në Irlandë ndërsa një pjesë tjetër në Shqipëri.
Por kjo është thjesht një zgjidhje e përkohshme. Salvini dhe kolegët e tij europianë, si Viktor Orban, e kanë bërë të qartë këtë vit gjatë një takimi se duan të ndërtojnë një BE më të madhe me politika anti-emigrantë dhe kështu do të ndërtojnë një front anti emigrantë që do jetë paravija e zgjedhjeve Europiane vitin e ardhshëm. Plani i tyre është për të sfiduar aleancat e qendrës së djathtë që po përpiqet të farkëtojë presidenti francez Macron, po sulmohen ashpër nga ky front i ri. Salvini është shprehur se ka ardhur “një moment historik” në Europë. Me tradicionalistët, konservativët liuberalë që përplasen ashpër me populistët e linjës së ashpër, ai me gjasë ka shumë të drejtë në atë që shpreh.
Gjithsesi, Salvini është në një situatë tejet të komplikuar se sa është në pamje të parë. Aleatët e partisë që ai përfaqëson dhe me të cilët ndan qeverinë, Lëvizja e 5 yjeve (M5S), po rrit ndjeshëm ndikimin e saj. Ndaj pyetja është se edhe sa kohë do t’i duhet kësaj lëvizje për të dalë e vetme dhe për të qeverisur e vetme? Roberto Fico, kryetari i dhomës së ulët, kritikoi sjelljen e Salvinit me çështjen e “Ubaldo Diciotti” , por kritika e Fico-s u kritikua gjithashtu nga kryetari i M5S në qeveri, Luigi Di Maio, qëështë zëvendës kryeministër si Salvini në qeverinë e koalicionit. Incidenti brenda lëvizjes shtroi mundësinë e një ndarje mes M5S që është një lëvizje heteroigjene, të cilën Salvini po përpiqet ta promovojë. Një ndarje e tillë do t’i jepte atij mundësinë që të sillte brenda Legës krahun e djathtë të M5S, kur Lega është një forcë gjithnjë e në rritje.
Debati mbi emigracionin është pjesë integrale dhe me peshë e lëvizjës populiste italiane, kjo e fundit ka vendosur që të sfidojë dhe BE-në për këtë pikë. Në 27 Gusht, zoti Di Maio kërcënoi BE-në se do të ndalonte kontributin vjetor të Italisë ndaj BE-së për buxhetin e ardhshëm 7 vjeçar nëse BE i kërkon Italisë marrjen e më shumëemigrantëve. Të nesërmen, ai pohoi se Italia ka për vitin 2019 një deficit më të madh se 3% që lejohet në Eurozonë.
Kjo i dobësoi tregjet kapitale, edhe sepse Di Maio deklaroi se do të ndërrmerte tre masa të rënda që do të krijohen rishtazi; një pagë për të varfërit dhe të papunët; norma më të ulëta për tatimin mbi të ardhurat dhe një reformë të re në skemën e pensioneve.
Një deficit më i madh mund ta shtojë edhe më shumë borxhin publik të Italisë ndaj përqindjes së GDP-së që aktualisht është 130%, duke larguar edhe më shumë besimin e investitorëve në mundësinë për të blerë obligacione. Çuditërisht, premiumi i riskut mbi benchmark-un (normën e interesit bazë) të bonove italiane është dyfishuar që prej krijimit të qeverisë, duke rritur kostot e huamarrjes dhe duke dobësuar bilancin e bankave italaine. Di Maio po luan një lojë të rrezikshme. Po cili është çmimi i saj?
“Çlirimi i demonëve”- Përgjigja më banale dhe më e qartë është se ai po ngre presionin ndaj Brukselit për ta ndihmuar atë të sigurojë lirinë më të madhe të mundshme që ai të pompojë likuiditet në ekonominë dhe të stimulojë rritjen ekonomike. Por një tjetër gjemë që përputh tezat e M5S dhe Ligës është largimi i Italisë nga zona euro, e pse jo edhe nga BE. Një shpjegim i tretë që mund të lidhet me këtë politikë është Di Maio, partia e të cilit është nominalisht partneri kryesor i koalicionit qeverisës, po përpiqet që të marrë iniciativën duke zbythur Salvninin dhe daljet e tij ekstravagante.
Rreziku i kësaj është se do të krijojë pritshmëri jo realiste në një vend ku një përqindje e madhe e popullsisë e ndjen se po përballet me problemin e emigrantëve vetëm dhe të një shoqërie ku thuajse çdokush është tanimë i bindur në alibinë se problemet e rritjes ekonomike nuk vijnë si pasojë e dështimeve të qeverive për të ndërtuar reforma strukturore por sespe Komisioni Europian nuk lejon impelemtnimin e këtyre reformave.
/Opinion.al