Home KRYESORE Shpëtoi për “fije të perit” në Genova, flet shoferi i kamionit:

Shpëtoi për “fije të perit” në Genova, flet shoferi i kamionit:

Shoferi i kamionit ‘Basko’ i shpëtoi për fije të perit tragjedisë në Genova.

Mjeti drejtohej nga Luigi Fiorillo. 37 vjeçari i martuar tregon për Tgcom 24 shoferi momentet e tmerrit që përjetoi ditën e 14 gushtit.

“Në një moment gjithçka u drodh, makina që kisha përpara u zhduk, si të ishte gëlltitur nga retë. Ngrita sytë dhe pashë shtyllën e urës të binte poshtë. Në këtë moment ndalova, jo vetëm frenova por edhe bllokova rrotat. Instiktivisht kur u gjenda me boshllëkun përpara mendova të eci pas si për t’u arratisur nga ai ferr’, është shprehur ai për median italiane.

“Pastaj zbrita nga makina bëra një hap dhe pashë që isha shumë pranë bordurës. Fillova të vrapoj”, ka shpjeguar më tej ai.

“Pashë vdekjen me sy, shpëtova për mrekulli”, shprehet 37 vjeçari ndërsa shton më tej, “Pashë rrugën të shembet dhe të gëlltisë të gjitha makinat që kisha përpara meje”.

360grade.al

Share: