Te gjithe politikanet shqiptare dhe programuesit e tyre kane te perbashket nje patollogji: percmim per moshen e trete.
1. Te tera qeverive pas vendosjes se pluralizmit mosha e trete u eshte dukur shume (barre) ne borderone e ‘turpit’ te percaktuar per pensionet qe nga ish presidenti i pare i pluralizmit Sali Berisha me shume tinezeri me 1992.
Me pas asnje qeverie – e majte apo e djathte – nuk i interesoi ta ndryshoje ate format vec ‘rritjeve’ gjysmagjel.
Niveli mesatar sot eshte revoltues: 25 vjet pune – lek12.500, e 45 vjet pune- lek 26.000.
Nderkohe me qellim u shmang brezi 50-60 vjecar, qe mund te kontribuonin me njohurite dhe pervojen e tyre te vyer. Demokratet te paret (sa vjec ishin Sali Berisha e shpura e tij) e konsideruan kete grup moshe pengese dhe i fshine nga te gjitha institucionet, dhe nderkohe socialistet ne revansh kur moren pushtetin iu rikthyen plejades se te kaluares.
2. I vetmi rast kur politikanet dhe programuesit e tyre u rrahin shpatullat pensionisteve, qe shpesh rastis te kene qene disa edhe mesuesit e tyre, jane prag-zgjedhjet.
Ua ‘lavderojne’ thinjat, kujt i kane mbetur, dhe rrudhat ne fytyrat e tyre, u thone se krenohen me mencurine e tyre, se jane krenare me shpirtin e tyre guximtare, se trashegimia e tyre eshte thesar per kombin… hymne u thuren per ate voten e ‘shkrete’.
Konkretisht po bejne gati platformat per zgjedhjet lokale.
3. Te drejtat dhe kerkesat e pensionisteve i merzisin politikanet; injorim i plote i tyre.
Por kur ftojne ne ‘front’ te luftes se partive te tyre te rinjte e te rejat a nuk e kane parasysh keta politikane se ky brez ka gjyshe e gjysher qe i duan shume. Teme tjeter…
4. Ne fakt nuk ia kane fajin politikanet brezit te moshes se trete.
Derisa edhe me luge bosh disa te ‘vrasin’ per ‘idealet’ e partive, lideret e tyre, duket nuk duan te meritojne me shume. E ndjejne veten mire me pensionin e ‘turpit’, sherbimin mjekesor vrastar, harro ndonje lehtesi per kohen e lire… kjo eshte utopi!
5. Mirepo nuk vdiset me zor. Neper kembe do ta kene politikanet e ketij vendi ne cdo kohe kete shtrese te pambrojtur te shoqerise- moshen e trete.
Tani te ‘urte’, por sikurse po shikojme ne vende te tjera, do te guxojne nje dite qe te thone se u mbush kupa me ‘buke e uje’. E kane vene re kete shqetesim edhe organizata nderkombetare ne raportet e tyre, prognozat ne programet per te moshuari nuk jane optimiste.
Shqiperia eshte para nje paradoksi specifik- rini ne ikje me vrap dhe moshe e trete e injoruar keq e mos me keq ne vendin e vet ku ka lindur dhe don te ‘mbese’!