Home KRYESORE Shtatori dhe dosjet e nxehta të Elizabeta Imerajt, Prokuroria që do të...

Shtatori dhe dosjet e nxehta të Elizabeta Imerajt, Prokuroria që do të drejtojë “Akuzën” në Tiranë…

1 gusht 2018 prokurorja e Krimeve të Rënda Elisabeta Imeraj u emërua në krye të Prokurorisë së Tiranës.

Prokuroria më e madhe në vend, ka në duart e sa një sërë çështjesh “të nxehta”, që presin drejtësi.

Tashmë sytë e gjithë opinionit publik janë drejtuar nga kryeprokuroja e re e Tiranës, Elisabeta Imeraj, e cila zëvendësoi Dritan Rreshkën e shkarkuar nga Vettingu.

Njëra prej çështjeve të nxehta dhe më të debatuara në opinionin publik është lobimi i PD në SHBA.

A do të përdorë dorë të hekurt kryeprokurorja Imeraj, ashtu si në rastin e Saimir Tahirit për ta hetuar këtë rast?

Kujtojmë se hetimet kanë nisur pra 11 muajsh.

Konkretisht, në muajin Nëntor të vitit 2017, Prokuroria e Tiranës njoftoi se ka nisur verifikimet për kontratën e Partisë Demokratike me disa kompani lobimi në SHBA, të cilave u janë paguar nga selia blu 1 milion dollarë për të siguruar mbështetje politike nga Uashingtoni.

“Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimin kryesisht për veprat penale të parashikuara në nenet 190 dhe 257/a të Kodit Penal, në vijim të publikimeve mediatike mbi kontrata lobimi të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë. Në kuadër të këtij procedimi penal, Prokuroria e Tiranës ka nisur kryerjen e veprimeve të nevojshme proceduriale”, thuhet në njoftimin për shtyp të Prokurorisë.

Prokuroria reagoi pas publikimeve në media të dokumenteve që zbuluan kontratën dhe pagesat e Partisë Demokratike në SHBA, para fushatës për zgjedhjet e 25 qershorit.

Kujtojmë se në muajin Maj 2018, Prokuroria e Tiranës ka dërguar një letërporosi drejt Skocisë për llogari të hetimit të nisur pas dyshimeve të ngritura për mënyrën e financimit të kontratave lobuese të Partisë Demokratike në Uashington.

Përmes kësaj letërporosie pala shqiptare ka kërkuar informacion për kompaninë “Biniata Trade”, kompani e regjistruar “Off shore”, por me aktivitet në këtë vend.

Në kërkesën e drejtuar autoriteteve skoceze Prokuroria kërkon të marrë dijeni në lidhje me aksionerët, apo aktivitetin e kësaj kompanie.

Kjo letërporosi është e dyta në radhë gjatë këtij hetimi. Më herët prokuroria i kërkoi informacion në rrugë zyrtare SHBA-ve në lidhje me lobuesin Nick Muzin.

Partia Demokratike e udhëhequr nga Lulzim Basha, në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit lidhi dy kontrata me lobistin e saj në Uashington, “Stonington Strategies”, në mënyrë që të siguronte takime të nivelit të lartë me administratën e Presidentit Donald Trump.

Basha akuzohet se është financuar nga kompani ruse, ndërkohë që njëra prej transfertave rezulton të jetë bërë nga një kompani guaskë me aksionarë anonimë e regjistruar në parajsa fiskale./CNA.al

Share: