Home KRYESORE Sugjerimet e Shijes: Lulet e Hibiscus stimulojnë qarkullimin e gjakut

Sugjerimet e Shijes: Lulet e Hibiscus stimulojnë qarkullimin e gjakut

I përket familjes: Malvaceae

Hibiscus rritet në rajonet tropikale dhe subtropikale, në zonat me lagështi dhe moçalore. Është një bimë barishtore me gjelbërim të përjetshëm. Ajo ka lule zbukuruese të mëdha me ngjyrë të kuqe të errët. Ato janë të forta, me formë të fryrë dhe pa aromë, me petale teke dhe dopio. Lulet, rrënjët dhe gjethet e Hibiscus përdoren si bimë mjekësore.

Ato rregullojnë ciklin menstrual dhe stimulojnë qarkullimin e gjakut. Lulet janë përdorur në përgjithësi për çrregullimet e mëlçisë, presionin e lartë të gjakut dhe si afrodiziak. Gjethet dhe lulet e reja përdoren për dhimbjen e kokës.

Çaji i gjetheve, rrënjës dhe frutave janë të dobishme në trajtimet e artritit, ulçerës dhe kollës, veçanërisht fruta është përdorur për përdorim të jashtëm në rastet e ndrydhjes së kyçeve dhe plagëve. Çaji i Hibiscus është i pasur me vitaminë C.

Lule Hibiscus e gjeni tek dyqanet e rrjetit Neranxi.

Share: