Home KRYESORE Sugjerimet e Shijes: Susami dhe vaji i tij- ushqim dhe ilaç 5-mijëvjeçar

Sugjerimet e Shijes: Susami dhe vaji i tij- ushqim dhe ilaç 5-mijëvjeçar

Susami është një nga farat më të vjetra në botë me një histori mbi 5000- vjeçare. Ai është burim i shkëlqyer i kalciumit dhe magnezit, megjithatë mjekët kinezë sot theksojnë rëndësinë e madhe që ka kjo bimë për shumë probleme në organizëm. Farat e susamit mund të jenë të bardha, të zeza ose ngjyrë kafe.

Farat e susamit të zi janë përdorur tradicionalisht për shekuj me radhë në mjekësinë aziatike, po ashtu janë edhe një pjesë e pandashme e kuzhinës.

Ai përdoret përditë në gatimet e ndryshme dhe vaji i tij gjen përdorim të gjerë në sallatë. Susami, sot renditet përkrah me mjaltin, shafranin e Indisë, hudhrën, xhenxhefilin etj.

Në krahasim me susamin e bardhë, susami i zi përmban më shumë kalçium.

Susami i zi është i pasur me vitaminë B, antioksidantë, kalcium, bakër, zink, magnez, etj.

Ai përdoret për përmirësimin e shëndetit të zorrëve. Në mjekësinë kineze susami përdoret për shëndetin e veshkave dhe të mëlçisë, po ashtu dhe për problemet me tretjen.

Ai mund të përdoret gjerësisht në supa, sallata, apo dhe si dekoracion për shumë ushqime dhe ëmbëlsira.

Mjekësia kineze thekson gjithashtu se susami i zi forcon muskujt dhe kockat. Ruan shkëlqimin e flokëve si dhe shërben për një shikim të mirë. Susami i zi përmban vitaminë E dhe kalcium, si dhe përbërës të tjerë.

Farat e susamit janë përdorur për qëllime mjekësore për shkak të vetive të tyre ushqyese. Këto fara janë të pasura me kalcium, hekur, bakër, zink, proteina, fosfor, vitaminë E dhe B1, fibra dhe mangan.

Farat e susamit të freskëta janë të efektshme për të luftuar çrregullimet e zorrëve, shtojnë qumështin e gjirit te nënat e reja dhe rregullojnë ciklin menstrual.

Susami, gjithsesi, e meriton të jetë në të njëjtin grup me hudhrën, mjaltin, shafranin e Indisë, xhenxhefilin etj.

Vaji i susamit gjithashtu ka efekte tepër të mira për shëndetin, sidomos për të kontrolluar diabetin e tipit 2.

Farat e susamit janë veçanërisht të pasura me acide omega-3, acid ky që ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit të keq në gjak, duke ndihmuar në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

Susam te bardhe, kaf dhe te zi gjeni tek dyqanet N. Neranxi si edhe vaj susami

Share: